Driton Pacolli vuan nga një sëmundje e unazave të qafës që e ka lënë të paralizuar, operacioni i tij kushton 45 mijë euro, kërkon ndihmën tuaj

Sociale

Driton Pacolli vuan nga një sëmundje e unazave të qafës që e ka lënë të paralizuar, operacioni i tij kushton 45 mijë euro, kërkon ndihmën tuaj

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 15:48
Driton Pacolli

Driton Pacolli, 36 vjeçar nga Prishtina, ka nevojë për ndihmën tuaj. Dritoni ka nëntë muaj që ka mbetur i palëvizshëm dhe i është vështirësuar edhe frymëmarrja. Kjo pasi që atij i është shfaqur një problem tek unazat e qafës, gjë e cila e ka paralizuar në të ecur e madje duke i shkaktuar probleme edhe në të folur.

Për këtë arsye mjeku i cili e ka kontrolluar ka kërkuar që sa më shpejt të hyjë në operacion, i cili kushton 45 mijë euro dhe mund të kryhet me sukses vetëm në Shkup.

Kështu ka thënë për Telegrafin, Arton Pacolli, vëllai i Dritonit.

“Vëllai është i palëvizshëm qe nëntë muaj. Pasi ia kem bërë rezonancën magnetike i ka dalë që ka problem tek unazat e qafës dhe duhet të operohet. Mjekët më kanë thënë që këtu nuk ka shërim 99 për qind. Ndërsa sipas tyre operimi mund të bëhet në Shkup në spitalin “Filipi II”, ku  atje ka shërim dhe do ta operojë një mjek turk”, ka thënë ai.

Artoni ka thënë se vëllai i tij edhe më herët e kishte pasur një lloj paralize, mirëpo sipas tij, atë kohë ai kishte mundur të lëvizte pa ndihmën e askujt.

“Vëllai im edhe më herët e ka pas një lloj paralize, mirëpo ka ecur nuk ka kërkuar ndihmë nga askush. Por, tani ka mbetur i palëvizshëm. dhe po e ka problem edhe frymëmarrjen, nuk po mund të flas, e ka tejet rëndë. Mjeku turk ka kërkuar sa më shpejt që është e mundshme të operohet. Ai do të operohet në pjesën e qafës për një damar të frymëmarrjes dhe mjekët do t’i vendosin pesë pllaka tek unazat e qafës”, ka thënë ai.

Mirëpo, shuma e operacionit të Dritonit prej 45 mijë eurosh është e papërballueshme për familjen e tij.

“Unë kam insistuar edhe në Turqi ta dërgoj, dhe këtë javë atje kam bërë termin që ta dërgoj për një inçizim të thellë sepse kanë dyshuar që edhe mund të jetë helmuar. Por mjeku turk i cili e ka kontrolluar kërkon që sa më shpejt të operohet”, është shprehur ai.

Për këtë arsye familja Pacolli kërkon ndihmën e bamirësve që ta ndihmojnë që Dritoni të shërohet sa më shpejt.

Numri i xhirollogarisë bankare ku mund ta ndihmoni Dritonin është:

Raiffeisen Bank: 1501150002521585, Swift Code: RBKOXKPRXXX

Numri i Telefonit ku mund të kontaktoni familjarët e Dritonit për ndihmë është: +38345555610.

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat