Rrëfimet rrëqethëse/Nënë e bijë u mbytën në gropë, burri shpërthen në lot: Më thanë ‘të vdiq babai’! Vajza e madhe pa gjithçka

Sociale

Rrëfimet rrëqethëse/Nënë e bijë u mbytën në gropë, burri shpërthen në lot: Më thanë ‘të vdiq babai’! Vajza e madhe pa gjithçka

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 00:13

Bashkëshorti i Lirisë, gruas që u mbyt tragjikisht në gropën me ujë bashkë me të bijën, rrëqeth mbarë shqiptarët me rrëfimin në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, në News24.

Ai tregon mes lotësh barrën e rëndë që i la mbi supe bashkëshortja, tre vajzat e vogla, ku njëra është vetëm 1 vjeçe.

“Unë isha në Maqedoninë e Veriut më thanë të është mbytur babai, gjatë rrugës qaja babain. Po më binte të fikët pashë në shtëpi babin gjallë, më tha unë jam mirë por…një i afërm më tha që vajza ka rënë aksidentalisht dhe u mbyt. Unë nuk po shikoj nusen i thashë, më thanë nuk kemi një atje më ra të fikët. Nuk e përballova dot. Jam mw njw ndihmw ekonomike”, kujton bashkëshorti i Lirisë.

“Isha tek arra dhe afrohem shikoj shapkat tek gropa me ujë, u tremba, pastaj gjeti mamin atje, e ngritëm bashkë. Më tha gjyshi shko në shtëpi”, tregon vajza e madhe.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat