'Mos i thuaj zonjë, ajo është nëna jote' - Ardit Gjebrea 'kapet' me të riun në emision - Bota Sot
'Mos i thuaj zonjë, ajo është nëna jote' - Ardit Gjebrea 'kapet' me të riun në emision

Sociale

'Mos i thuaj zonjë, ajo është nëna jote' - Ardit Gjebrea 'kapet' me të riun në emision

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 20:09

Seanca e ndërmjetësimit sot në “Shihemi në Gjyq” solli përballë njëri-tjetrit djalin dhe nënën e tij. Një pronë e lënë trashëgimi nga gjyshja ka shkaktuar një konflikt të madh në shtëpinë e tyre.

Zonja Etleva pretendon se është pronë e saj, por djali Brikeno nga verifikimet që ka kryer, ka marrë vesh se prona është në emrin e një tjetër zotërie. Situata e krijuar e ka detyruar Brikenon të thërrasë mamanë e tij dhe t’i kërkojë një shpjegim se kush është zotëria, ç’lidhje ka ai me familjen e tyre dhe përse prona për të cilën zonja Etleva pretendon se e ka trashëgimi nga gjyshja është në emrin e tij.

Brikeno: Zonja që kam përballë është mamaja ime dhe këtu e kam sjellë për çështje prone. Me thënë të drejtën bëhet fjalë për një shtëpi, që zonja supozohet…

Etleva: Çështë kjo zonja Eni, të kesh çështje prone dhe të të sjellë fëmija…

Eni Çobani: Ta shpjegoi se për çfarë prone bëhet fjalë njëherë.

Brikeno: Të lutem zonjë, ta mbaroj unë përderisa kemi ardhur këtu, sepse kemi goxha kohë në familje që bëjmë debat, atëhere përderisa ne s’po e zgjidhim atje, unë të kam ftuar këtu që të bëjmë debat. Ta mbaroj unë çështjen e pronës dhe pastaj ke të drejtën tënde të më kundërvihesh. Atëhere…

Etleva: Të të sjellë fëmija këtu për një çështje prone, zonja Eni…

Brikeno: Të lutem, të lutem, zonjë ta mbaroj unë pastaj ke pjesën tënde

Ardit Gjebrea: O Brikeno po si i thua mamit zonjë, more burrë i dheut? Sa vjeç je ti?

Brikeno: Unë jam 24!

Ardit Gjebrea: Unë e di që djemtë në moshën tënde e kanë pak bezdi t’i thonë mama, mamasë dhe i thonë plaka apo jo?

Brikeno: Jo, absolutisht, plaka unë nuk e përdor, fjalën plaka me mamanë time.

Ardit Gjebrea: Dhe zonjë që t’i thuash sikur…

Brikeno: Ok, por më duket më e arsyeshme sepse sa t’i them plaka, më mirë i them zonjë ose mama, por për momentin më erdhi fjala zonjë këtu.

Ardit Gjebrea: Ti je i fejuar?

Brikeno: Jo, jam beqar!

Ardit Gjebrea: Nuk është se ke turp nga e fejuara, që t’i thuash mama?

Brikeno: Jo, jo absolutisht!

Ardit Gjebrea: Më mirë mama apo zonjë?

Brikeno: Më mirë mama!

Ardit Gjebrea: Atëherë thuaji mama, hiqe atë zonjë.

Brikeno: Atëherë, mamaja ime e dashur pretendon se më ka lënë mua një pronë. Ok, biseduam në familje që unë në këtë pronë të dal të jetoj vetëm. Deri këtu është diçka shumë në rregull.

Eni Çobani: Prona për të cilën flasim çfarë është?

Brikeno: Prona është një garzoniere e vogël, që gjyshja ime, mamaja e mamasë sime ia ka lënë mamasë dhe kjo do të ma lërë mua.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat