Kërkohet ndihmë për shërimin e 27 vjeçares nga Mitrovica

Sociale

Kërkohet ndihmë për shërimin e 27 vjeçares nga Mitrovica

Më: 7 janar 2020 Në ora: 12:41
Nora Saraçi

Ekipi “Ta ndihmojmë Nora Saraçin” kërkon nga mediat që të publikohet një njoftim për ndihmë shoqes së tyre.

Nora Saraçi, 27 vjeçare është diagnostifikuar  me leukemi akute. Për trajtimin e saj në Turqi kërkohen 200 mijë euro.

Më poshtë njoftimi për ta ndihmuar Nora Saraçin:

"Nora Saraçi nga Mitrovica - Kosovë, është vetëm 27 vjet e re. Ajo është diagnostikuar me Leukemi Akute AML. Ajo po mjekohet në Spitalin Mjekësor Park Goztepe në Stamboll, Turqi. Trajtimi përbëhet nga disa seanca të kimioterapisë dhe një transplantim. Për të përmbushur trajtimin dhe transplantimin, ndihma financiare është e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur. Ne kemi nevojë për ndihmë financiare urgjentisht. Kostoja e trajtimit të saj do të shkojë deri në 200.000 Euro. Çdo dhurim nga ju mund të shpëtojë jetën e Norës."

Linku gofundme.com  https://www.gofundme.com/f/urgent-help-for-our-sister-nora-saraci-needed?fbclid=IwAR3dlqh4o46o_JoyvDVcBNN5bj5p-EJDYZzynh6374VXBVl7RAfYYw-rxeo    

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat