“T’i pres këmbët, ty dhe fëmijëve” Çobani tregon se çfarë ndodhi me gruan

Sociale

“T’i pres këmbët, ty dhe fëmijëve” Çobani tregon se çfarë ndodhi me gruan

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 22:04
Pamje nga emisioni

Rubrika “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan para disa javësh solli historinë e dhimbshme të zonjës Deliko. Ajo në studio rrëfeu se gjatë martesës së saj 15-vjeçare është dhunuar vazhdimisht dhe me metoda ç’njerëzore nga bashkëshorti i saj.

Dhunë kjo që ka vazhduar edhe pas ndarjes. Nga martesa e tyre ata kanë 4 fëmijë, të cilët sipas saj, gjithashtu janë dhunuar nga bashkëshorti.  

Ish-bashkëshorti e mbyllte në një dhomë, nuk e linte të shihte fëmijët, madje e kërcënonte që ajo të mos e denonconte. Për hir të fëmijëve, Deliko ka pranuar gjithçka që bashkëshorti i bënte, por një ditë ajo vendosi të merrte guximin dhe të ndahej prej tij.

Ditën e sotme, para fillimit të seancës së ndërmjetësimit, juristja Eni Çobani bëri të ditur se ashtu sikurse ajo kishte premtuar është interesuar personalisht për rastin e zonjës Deliko dhe çështjen e pasurisë që asaj i takon.

Eni Çobani: Besoj të gjithë e kujtojnë rastin e zonjës Deliko Leka, ka qenë një përcjellje shumë e madhe nga publiku shqiptar, për faktin sepse besoj se Deliko është ai simboli i gruas së vuajtur, që përpos nënës së 4 fëmijëve që ajo është, ka mbajtur mbi supe edhe një dhimbje dhe një dhunë të jashtëzakonshme nga ish-bashkëshorti i saj. Megjithatë unë kam bërë një premtim publik Ardit dhe besoj se shqiptarët tani e njohin Enin, që është nga ato që e mbajnë fjalën. I jam drejtuar Njësisë Administrative Levan ku ish-bashkëshorti i zonjës, Rahman Leka publikisht ka thënë që: Po Deliko ka një pasuri, të cilën e ka në emrin e saj. Dhe unë sigurisht për t’i qëndruar fjalës së tij, i premtova që do merrem dhe do investohem personalisht.

Në bazë të dokumenteve të marra, rezulton se zonja Deliko nuk ka asnjë pasuri në emrin e saj. Në një lidhje telefonike, zonja Deliko falenderoi zonjën Eni Çobani dhe programin “E Diela Shqiptare”, për ndihmën e dhënë sepse ish-bashkëshorti ishte larguar nga shtëpia dhe ajo kishte fituar gjyqin. Deliko ishte e lumtur dhe e çliruar nga ankthi dhe torturat që e shoqëronin prej 20 vitesh.

Deliko: Po, është e vërtetë zonja Eni, ju falenderoj shumë për atë që keni bërë për mua dhe jam e çliruar nga një ankth prej kaq vitesh, 20 vitesh që torturohem nga zoti Rahman.

Eni Çobani: Është kënaqësi për mua. Jam munduar të sjell pak lumturi në atë botën tënde atje. Mesa di unë zoti Rahman është larguar nga banesa apo jo?

Deliko: Rahamani është larguar nga banesa, kam patur dy gjyqe, kam marrë pafajsinë nga gjykata dhe jam shumë e kënaqur nga ju. Zoti ju bekoftë të gjithëve, se ju më keni çliruar nga një barrë e madhe.

Eni Çobani: Nuk ka kënaqësi më të madhe kur unë dëgjoj nga ju, që keni filluar të buzëqeshni. Kjo është lumturia ime, buzëqeshja dhe qetësia juaj. Faleminderit Deliko. Ardit sigurisht që ne nuk mbarojmë këtu me Delikon, ne do ta vazhdojmë dhe derisa ajo të bëhet pronare e vërtetë e pjesës që i takon në këtë pasuri, unë sigurisht që Delikon nuk do ta lë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat