Aksionin humanitar – të ndihmojmë vogëlushen 4 vjeçare Medina Hasani e diagnostifikuar me distrofi muskulare

Sociale

Aksionin humanitar – të ndihmojmë vogëlushen 4 vjeçare Medina Hasani e diagnostifikuar me distrofi muskulare

Nga: F. B. Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 09:11
Medina Hasani

Kohë më parë kemi njoftuar për rastin e vogëlushes 4 vjeçare Medina (Ihsan) Hasani bashkëvendëse e jona nga lagja Bullaj, e cila është diagnostifikuar me sëmundjen distrofi muskulore dhe për terapinë dhe shërimin e saj kërkohet shuma prej 200 mijë euro.

Kjo shumë doemos është shumë e madhe edhe e papërballueshme për familjen Hasani, andaj ata kanë apeluar tek të gjithë njerëzit e vullneti të mirë që të mbështesin Medinën në tejkalimin e kësaj sfide.

“Ata që japin për Allahun- krijuesin, ata nuk varfërohen kurrë”, kështu thotë një këshillë Kuranore, andaj bashkimi në aksion, kontributi dhe mbështetja me aq sa kemi mundësi dhe na kushton zemra, nuk do e varfëroj askënd.

Këshilli i fshatit sikurse edhe në rastet tjera, kur vendaset tonë kanë pasur nevojë për mbështetje edhe ndihmë, ka vendos që edhe për Medinën të organizoj aksion humanitar, që do filloj sot e shtunë 22 shkurt dhe do të zgjas deri me 3 mars – ora 16.00.

Luten të gjithë bashkëvendësit tanë qoftë banorë rezident në Kçiq apo ata që jetojnë përkohësisht jashtë vendit, që sipas mundësisë dhe vullnetit humanitar të kontribuojnë dhe mbështesin aksionin ne drejtim të arritjes së shumës së kërkuar dhe shërimit të Medinës me emrin e krijuesit.

 Secili kontribut i jonë sado me vlerë të vogël është shumë dhe kontribut i madh në përpjekjen e familjes për shërimin dhe kthimin e buzëqeshjes në fytyrën e Medinës dhe familjes Hasani.

Të gjithë së bashku me emrin e Allahut, mundemi të bëjmë shumë për mjetet e kërkuara edhe për shërimin e Medinës – Zoti e shpërbleftë secilin që mbështet edhe kontribuon në shërimin e vogëlushes.

Familja ka publikuar një foto të Medinës dhe njoftimin për gjendjen e saj shëndetësore sikurse edhe konton me xhirollogari në Bankë ku secili qytetar mund të kontribuoj në arritjen e shumës së kërkuar për shërimin e saj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat