Labinot Tahiri merr përsipër rastin e vogëlushit me leukemi!

Sociale

Labinot Tahiri merr përsipër rastin e vogëlushit me leukemi!

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 11:06
Labinot Tahiri, Ariani

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, i cili kishte ndarë 1000 euro ditë më parë për Arianin i cili po vuan nga leukemia.

Tahiri ka bërë të ditur se është i gatshëm të marrë këtë rast e t’i mbledh paratë.

Njoftimi:

Mirëdita te dashur shqiptarë kah do që jeni!

Degjova se ky fëmijë nuk ia ka arritur me i mbledh të hollat për shêrimin e tij i cili vuan nga semundja e leukemisë!

Zot runa e na jep shpreesë për jetë.

Unë jam i gatshëm ta marrë këtë rast e të ia mbledhi parat, se sa për Blerim Syla e shumë të tjerë në instuticione ky femijë si me qenë i yni vdes!

Pra ne si qytetarë e diasporë duhet ta marrim së bashku!

Ia kam dhuruar 1000 € por dua ta di a jemi se bashku që t’ia shpëtojmë jeten me Zotin përpara!

Qe pse bëj zhurmë se ka shumë femijë qe duan jeten e mirë.

Këtu tregone veten pa dallime partiake se ky fëmijë nuk ka votua as nje parti se ky e njeh vetem shërimin i cili e pret.

Labi-FKSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat