E strehoi familjen nga Shqipëria pas tërmetit, sot Isa Mjeku ju uron fat atyre

Sociale

E strehoi familjen nga Shqipëria pas tërmetit, sot Isa Mjeku ju uron fat atyre

Nga: Maksim Gjokaj Më: 23 qershor 2020 Në ora: 14:44
Isa Mjeku

Në të mirë e në të keq vëllezërit ndihmohen, e si duket kjo shprehje është e shqiptarëve e atyre që kanē zemër të madhe. I tillë është dhe personazhi ynë jo vetëm një personalitet por një burrë atdhedashës e zemër mirë, ku është z. Isa Mjeku ku fjalët i ka vepra e nëse e mbani mend se çfarë ndodhi në Nëntor në Shqipëri ku u trondin vendi nga tërmeti e ai megjithëse jetonte në Diasporë kishte vënë në dispozicion shtëpinë e tij në Fushë Kosovë me të gjitha kushtet për një familje nga Shqipëria.

Sot Isa siç dhe shkruan në profilin e tij në Facebook është i lumtur se familja që ai kishte shtrehuar dhe madje çdo muaj duke i siguruar edhe një pagë bazë, ai është i lumtur pasi kjo familje e ka liruar banesën duke u zhvendosur e duke siguruar punë sërish në Fushë Kosovë. Ai la shkruar konkretisht kështu në profilin e tij: "Në kohën kur Termeti ndodhi në Durrës dhe disa vende tjera në Shqipëri, e kemi strehuar familjen Fredi Kojku e që nga dje e kanë liruar hyrjen.

Më vjen mirë që janë rregulluar me punën, e kanë siguruar edhe banimin kësaj familje i uroi fat dhe lumturi në jetë". Çfarë shembulli i Isa Mjeku, urojmë të dëgjojmë edhe të tjerë që bëjnë për njëri-tjetrin në emër të vllazërisë dhe humanizmit.BS.

Image
Termeti

 

 
 

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat