Kërkohet ndihmë urgjente për shërimin e Bashkim Fazliut, u aksidentua me traktor, nipi i vdiq në vend

Sociale

Kërkohet ndihmë urgjente për shërimin e Bashkim Fazliut, u aksidentua me traktor, nipi i vdiq në vend

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 00:20
Bashkim Fazliu

Bashkim Fazliu është aksidentuar me traktor në Brecë të Podujevës, në të cilin aksident ka mbetur i vdekur edhe nipi i tij 14 vjeçar, Gentian Fazliu.

Aksidenti ka ndodhur me 13 korrik ku si pasojë 14 vjeçari ka vdekur ndërsa xhaxhai i tij është në gjendje të rëndë dhe po kërkohet ndihmë për shërimin e tij.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti atë ditë.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Brecë të Podujevës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se një traktor deri sa ishte në lëvizje në një terren malor, për shkaqe akoma të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, ku janë lënduar rëndë dy persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti në vend ngjarje ka ndërruar jetë.”, ka thënë Ahmeti.

Nëse nuk sigurohen paratë për ta dërguar për operim jashtë vendit, jeta e Bashkimit është në rrezik. Operimi behet ne boshtin kurrizor dhe palcën kurrizore, ku Bashkimi është i lënduar, operim i cili kushton shumë dhe familja e ka të pamundur që të siguroj këtë shumë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat