Adisa Cacaj ka nevojë për ndihmë për shërim jashtë vendit

Sociale

Adisa Cacaj ka nevojë për ndihmë për shërim jashtë vendit

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 17:49
Adisa Cacaj

Adisa Cacaj nga Deçani është vetëm 11 vjeçare dhe është diagnostikuar me sëmundjen Leokemi Akute.

Familja e saj ka nevojë për ndihmë në mënyrë që të mundësohet grumbullimi i mjeteve financiare për shërimin e saj.

Përfaqësuesi i familjes, Dardan Ahmetaj ka thënë se gjendja e saj gjatë ditës së mërkurë është përkeqësuar.

Ai tha se në aksionin për të mbledhur mjetet financiare është duke marrë pjesë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili edhe përmes një postimi në Facebook ka kërkuar ndihmë për Adisën.

“Të dashur qytetarë, Adisa Cacaj është diagnostifikuar me sëmundjen Leokemi Akute. Adisa ka nevojë për ndihmën e të gjithë shoqërisë, kontributin tuaj mund ta bëni përmes gjirollogarisë, poashtu edhe në qendër të qytetit, ku sot, kemi filluar të  bëjmë grumbullimin e mjeteve financiare”, shkruan Ramosaj.

Më poshtë gjeni të dhënat, ku mund të kontribuoni për të ndihmuar 11-vjeçaren, Adisa Cacaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat