Foshnja 5 muajshe nga Kamenica ka nevojë për ndihmë për shërim jashtë vendit

Sociale

Foshnja 5 muajshe nga Kamenica ka nevojë për ndihmë për shërim jashtë vendit

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 20:20
Esila Morina

Esila Morina e lindur më datë 25.05.2020, nga Komuna e Kamenicës, me vendbanim në Hodonoc, është diagnostifikuar me Tumor Gjigant në Zemër dhe ka nevojë për trajtim jashtë vendit. Prindërit Fisniku dhe Almedina, kanë dy fëmijë Reisin- tre vjeçar (i cili është i prekur me Sindromën Down), si dhe Esilën 5 muajshe.

Vajza do të trajtohet në spitalin e Turkisë, pas kimioterapise do të operohet.

Për shkak të kushteve ekonomike dhe pamundësisë për mbulimin e shpenzimeve, prindërit bëjnë apel për ndihmë financiare.

Ndihmat mund të dërgohen në këto të dhëna:

Xhirollogaria për Kosovë:

Emri dhe mbiemri: Almedina Morina

Raiffaisen Banka

Nr. i xhirollogarisë: 1507001006056860

Xhirollogaria për Evropë:

Beneficiary’s name: Almedina Morina

SËIFT code: RBKOXKPR

IBAN XK051507001006056860

Të dashur miq, Esila e vogël ka nevojë për ndihmën tonë?. Të bëhemi prapë bashkë për të!

Posted by Qëndron Kastrati on Wednesday, October 28, 2020
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat