70-vjeçarja nga Mitrovica tregon për përleshjet e kunatave për dukat

Sociale

70-vjeçarja nga Mitrovica tregon për përleshjet e kunatave për dukat

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 11:18
Pamje nga videoja

Shehide Suma, atë kohë 19 vjeçe u martua me Maliq Sumën, me të cilin kishte një diferencë moshe prej 5 vjetësh. Takimi i tyre i parë ishte në ditën e martesës, pasi atë kohë bashkimi i çifteve bëhej përmes msitit.

E dasma padyshim që kërkonte një organizim të mirë, sidomos kur bëhej fjalë për një vajzë hastreti.

Edhe pse familja e Shehides dëshironte që të bijën ta martonte me një ceremoni të madhe e t’i blinte stoli prej ari, burri i saj Maliqi nuk ia lejonte një gjë të tillë.

Arsye për këtë, ata e quajnë konfliktin që më pas mund të shkaktohej në rast që nuk i bliheshin të njëjtat stoli prej ari edhe kunatës së saj.

Ani pse Shehidja nuk pajtohej me të për këtë fakt, ata edhe sot vazhdojnë të ndajnë të njëjtën shtëpi me respektin e njëjtë, po ashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat