Mbetën jetimë/ Vajza që u bë ‘nënë dhe baba’ për 5 fëmijët më të vegjël, i vjen surpriza e parë si studente

Sociale

Mbetën jetimë/ Vajza që u bë ‘nënë dhe baba’ për 5 fëmijët më të vegjël, i vjen surpriza e parë si studente

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 06:23
Pranvera Shaholli, Arbër Hajdari

Pranvera Shaholli, një nga gjashtë fëmijët e mbetur jetim në Durrës, ka marrë një bursë studimi.

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, u ndërtoi një shtëpi fëmijëve, ndërsa Pranverës, vajzës së madhe, veç shkollës, i duhet të bëhej nënë dhe baba njëkohësisht për pesë fëmijët më të vegjël se ajo.

Ajo ia doli përpos sakrificave të ishte edhe një nxënëse e shkëlqyer dhe sot mori bursë studimi.

“Ne jemi të gjithë krenar për ty Pranvera!” – tha Arbër Hajdari.

“Me Pranverën, një nga vajzat më të forta që kam njohur!”, shtoi ai.

“Pranvera është një nga fëmijët e familjes Shaholli. 3 vite më parë Fundjavë Ndryshe i ndërtoj shtëpinë e re në Durrës, pas tragjedisë së madhe, që humbën jetën të dy prindërit!”.

“Mbetën 6 fëmijë jetimë dhe Pranvera u bë baba, nënë për fëmijët e tjerë”.

“Pranvera është një nxënëse e shkëlqyer, dhe pas shkollës punon çdo ditë për të mbajtur familjen e saj” – tha Hajdari.

Asaj iu dhurua sot  një bursë në një nga universitetet e Tiranës.

Kjo bursë ka marrë emrin Elsa, “nga një tjetër histori e jona” – u shpreh Arbër Hajdari.

Pranvera do të jetë gjithashtu, koordinatore e Fundjavë Ndryshe për qytetin e Durrësit, mbylli reagimin e tij Arbër Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat