Lajm i hidhur: Vdes 31 vjeçari Astrit Islami, që i ishte rikthyer sëmundja e leukemisë

Sociale

Lajm i hidhur: Vdes 31 vjeçari Astrit Islami, që i ishte rikthyer sëmundja e leukemisë

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 18:24
Astrit Islami

Ka ndërruar jetë, i riu Astrit Islami pas një lufte të gjatë me sëmundjen e leukemisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët në rrjetet sociale.

Ata e kanë përshkruar Astriti si person energjik, human dhe shumë i dashur për rrethin dhe shoqërinë.

Astrit Islami, 31 vjeçar nga fshati Dashec i Skenderajt disa muaj më herët ishte diagnostikuar me sëmundjen Leukemi Akute dhe për shërimin e tij ka qenë e domosdoshme të dërgohet jashtë vendit.

Astriti ishte trajtuar në Turqi dhe ka bërë transplantin e palcës kockore nga vëllai i tij, mirëpo fatkeqësisht Astritit i ishte rikthyer sëmundja duke ia marrë jetën.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat