Pleqnari nga Peja që bëri “msitin” në 120 martesa: Vjehrrat, shkaktaret kryesore të divorceve në Kosovë

Sociale

Pleqnari nga Peja që bëri “msitin” në 120 martesa: Vjehrrat, shkaktaret kryesore të divorceve në Kosovë

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 19:14
Haxhi Rrahman Lajqi

Haxhi Rrahman Lajqi është një pleqnar nga Peja që shpjegon traditat e vjetra shqiptare që rregullonin raportet ndër shoqërorë.

Pleqnari tregon se ka qenë “msit” në rreth 120 martesa.

Ai thotë se sistemi ka qenë që pleqnari që ka ndërmjetësuar është dashur të jetë njeri me shumë dinjitet.

“Sot fejesat po bëhen ndryshe pasi të rinjtë po e gjejnë vet njëri tjetrin. Por familjarët ende po kanë dëshirë që msiti t’ia vendos “kapakun” kësaj pune”.

Haxhi Rrahman Lajqi  edhe sot e kësaj dite e ka një odë në lagjen Fidanishte në Pejë ku edhe zgjidh probleme të ndryshme.

“Vitin e kaluar 93 divorce janë bërë në odën time”, shton i dëshpëruar pleqnari i cili shton se në të kaluarën arsyet për të cilat janë ndarë çiftet as që kanë mundur të diskutohen.

“Te shkatërrimi i familjes, çifti bashkëshortor në shumicën e rasteve nuk i kanë fajet. Fajet i kanë ata që i fusin “pykat” nga jashtë. Nga divorcet që i kam ndërmjetësuar vitin e kaluar, në 60% të tyre fajet i kanë vjehrrat”.

Haxhi Rrahman Lajqi thotë se se edhe ndarja e pasurisë për femrat me ligjet e reja po i nxisin shumë divorcet.

“Ligji e ka lejuar marrjen e pasurisë të baba por nuk ta ka lejuar tradita”, deklaroi më tej pleqnari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat