Një humaniste si Emine Imeri

Sociale

Një humaniste si Emine Imeri

Nga: Faton Mehmeti Më: 7 janar 2021 Në ora: 15:02
Ema Imeri

Humanizmi është karakteristikë e popullit shqiptar, një popull që gjithnjë ka treguar shpirt human. Jo rastësisht, edhe simboli i humanizmit, sakrificës është shqiptarja Nënë Tereza. Fatmirësisht, asnjëherë nuk kanë munguar njerëzit humanë, dhe ndër ata njerëz është edhe Emine Imeri, apo e njohur ndryshe edhe si Emë Imeri.

Në një bisedë për “ Bota Sot”, Ema shpalos zanafillën e bamirësisë, duke kujtuar se “që nga vegjëlia asnjëherë s’kam ngrënë diçka vetëm pa iu dhuruar edhe të tjerëve. Dhe kjo me ka mbetur si shprehi edhe sot e asaj ditë”, shprehet fillimit Ema, e cila vazhdon të rrëfejë frymëzimin që e ka marrur nga Nënë Tereza. “Kam lexuar shumë edhe për Nënë Terezën dhe ajo ka qenë si frymëzim i imi për t’i ndihmuar të tjerët”.

Ema, që nga paslufta ka mbledhur të holla për renovim dhe ndërtim të shumë shtëpive, diku mbi 50 mijë pako ushqimore dhe veshmbathje, pastaj organizmi të koncerteve humanitare përkrahje për fëmijët jetim dhe atyre me sëmundje të ndryshme.

Ema, gjithashtu ka bërë organizimin e ndihmave për tërmetin në Shqipëri nga 26-30 Nëntor të vitit 2019. Prej pakove ushqimore veshmbathje e deri tek organizimi i autobusëve për te mbijetuarit, Ema tregon sei ka dorezuar në kampin e Prizrenit dhe disa në Prishtinë dhe Drenica. Ema në vitin që lamë pas kishte mërzi personale, e cila e bëri që tek ngushëllimin ta gjej tek bamirësia.

Fal angazhimit të saj, Ema tregon se “kam përkrahjen e shumë miqve dhe donatorëve, përkrahje morale e financiar, nganjëherë edhe babai dhe vëllezërit më ndihmojnë me veturat e tyre”, duke përmendur këtu edhe Taxi Diti nga Skenderaj, që  m’i huazon veturat për shpërndarjen e ndihmave.

Përkrahja institucionale nga komuna e Skenderajt ka munguar, duke ia bërë edhe më të vështirë Emës aktivitetin e saj, e cila megjithatë nuk është ndaluar, edhe pse i mungon dhe vetura personale. Megjithatë fal donatorëve, që i besojnë, aktivitetin e saj nuk e ndal, pasi sikurse shprehet edhe Ema, "kur behët fjalë për fëmijët jetime, bamirësinë e kemi obligim që duhet ta kryejmë çdo herë.”

Njerëz të tillë i duhen vendit, që tu dilet në ndihmë të gjithë atyre që nuk kanë. Institucionet duhet të kthejnë sytë kah skamnorët, kah ata që kanë më së shumti nevojë, dhe sidomos tu  ndihmojnë vullnetarëve si Ema, që sakrifikojnë vetën për të mirën e tjerëve.

Image
Facebook
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat