ASK: Në tremujorin e parë 2021 në Kosovë janë braktisur katër fëmijë

Sociale

ASK: Në tremujorin e parë 2021 në Kosovë janë braktisur katër fëmijë

Më: 20 maj 2021 Në ora: 14:49
Ilustrim

Gjatë tremujorit të parë 2021, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 26.298 familje me gjithsej 105.296 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2.405 familje.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin e saj më të ri “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e parë të këtij viti, ka bërë të ditur se nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 142.092 përfitues, nga skema e pensioneve kontribut-pagues të moshës janë 49.165 përfitues.

Nga skema për pensionet familjare janë 3.700 përfitues, nga skema për pensionet invalidor 81, nga skema për pensionet e Trepçës 2.272, nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës 1.187, nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës 590, nga skema e kompensimeve për personat e verbër 1.844.

Ndërsa nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 19.271 përfitues, nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik 2.697, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës 13.487, nga skema për veteranët e luftës 38.280 dhe nga skema e viktimave civile 902.

ASK po ashtu ka bërë të ditur se gjatë tremujorit të parë të këtij viti në Kosovë janë braktisur katër fëmijë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat