Të jetosh me frikën se shtëpia do të shembet!

Sociale

Të jetosh me frikën se shtëpia do të shembet!

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 10:54
Pamje nga videoja

Shtatë anëtarë të një familjeje jetojnë në një shtëpi, e cila është gati duke u rrënuar.  Gjendet në fshatin Mallicë, 25 kilometra nga Velesi. E ndërtuar para thuajse 70 vitesh, shtëpia, nëse mund të quhet e tillë, është kulmi i vetëm nën të cilin mund të qëndrojë familja Bakiu. Skamja aty nuk të lejon të mendosh më larg për jetën. 5 fëmijët e Sefer Bakiut jetojnë në kushte mizore.

“Kjo shtëpi është me dru edhe unë i kam vendosur se shihja se bini të gjithë edhe i ka vendos që mos bien dhe kur hip lart, hip me frikë, se është rrezik edhe mos me shkelë ndokund. S’di çka të them e shohin vetë atë nëse janë njerëz dhe mysliman e shohin vetë se çka duhet të më ndihmojnë  e shohin vetë ata , unë nuk mund t’i them askujt më ndihmo ti se ti ke edhe unë nuk kam”, kryefamiljari Sefer Bakiu.

Bakiu rrëfeu se të shpeshta janë momentet kur as gjumi nuk e merr nga barku bosh, e në ato orë të vona të natës duhet patjetër që dikush ta kontrolloj shtëpinë, veçanërisht në dimër, kur lagështia shton rrezikun e shembjes.

 “Tash është rrezik dhe jo dimrit rrezik, më shumë pa gjumë se me gjumë  edhe bora kur e zënë edhe rrezik, natën më shumë rrezik dhe ditën bëj pak gjumë. Edhe tash ku jemi është rrezik se bie dhe e humb jetën në sekond!”, u shpreh Bakiu.

Deri më sot, siç pohoi ai, të paktë janë ata që ia kanë shtrirë dorën për ndihmë, andaj vendosi që nëpërmjet ekranit të kërkoj ndihmë për një kulm mbi kokë, sepse dita ditës rrezikon që të mbetet nën qiell të hapur.

 “Unë e rregulloj se unë nuk jam mjeshtër unë rregulloj poshtë ajo lartë bie, unë lart e rregulloj ajo poshtë bie , është shumë vështirë para se hyp lart i prek drunjtë dhe më pas hip a do lëviz a do bie që nëse rrëzohet të lëshosh të ikë, shpirti më i dashur është s’ke ku shkon”, deklaroi ai. Ai punon si bari ndërsa nga shteti nuk merr më shumë se 3 mijë denarë, të cilat nuk i mjaftojnë as për të siguruar ushqimin për një muaj.

Ndihma urgjente për ta është më se e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat