“Mama, mos puno më”, kërkesa e veçantë e vajzës

Sociale

“Mama, mos puno më”, kërkesa e veçantë e vajzës

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan vjen historia e Elsës, një vajzë 23-vjeçare nga Korça. Arsyeja e ardhjes së saj është rrëfimi i një barre që ajo mbart për nënën e saj. 20 vjet më parë, një aksident me makinë i mori jetën babait të saj duke lënë jetimë fëmijët e tij Elsën 3 vjeçe, motrën e madhe 5 dhe vëllain 6 muajsh. Nëna e tyre i rriti me shumë përpjekje në shtëpinë e gjyshërve të tyre.

Pas disa kohësh, kur e ëma ishte rreth të tridhjetave, gjyshërit i kërkuan bijës së tyre të njihte dikë tjetër, por ajo nuk pranoi kurrë. Në moshën 7-vjeçare, vëllai i Elsës punonte duke sjellë qumështin nga mali për në fshat. Elsa, 10-vjeçe dhe motra e saj 12-vjeçare asokohe, ndihmonin mamanë në bujqësi dhe me punët e shtëpisë. Në shkollë ishin gjithnjë fëmijë që studionin shumë.

Sot, Elsa jeton ende në Korçë, ajo dhe motra e saj janë të martuara tashmë. Elsa ka një djalë 7 vjeç, ndërsa vëllai jeton në Greqi. Ky i fundit, përpara se të largohej i ka lënë Elsës një porosi: të mos e lërë mamanë e tyre të punojë. Ajo është tashmë 60 vjeçe, punon shumë, aq sa është kërrusur dhe ka dhimbje të padurueshme te këmbët, por sërish shkon në punë sepse dëshiron të ndihmojë të birin.

Arsyeja pse Elsa e ka thirrur mamanë e tyre në studio, Fahrijen, është për t’i përcjellë pikërisht këtë kërkesë, të ndalojë së punuari sepse ata tashmë janë rritur dhe janë bërë të zotët e vetes. Ka ardhur koha që ajo të pushojë.

Elsa: Mami, ti e di që të kemi si dritën e syve të tre. Të kam sjellë këtu për të të kërkuar diçka dhe për të liruar një barrë që kam mbi supe unë.

Fahrie: Po.

Elsa: Para se të ikte vëllai, ti e di shumë mirë si më porositi. Të mos të të lija më të punoje, asnjëherë, por ti më thoshe gjithmonë “mos i trego djalit, ta ndihmoj djalin se nuk e lë më derisa të më lënë këmbët”. Po ti je shumë e sëmurë tani, nuk mund të punosh më, të dhebin gjunjët, mezi ikën. Edhe kur të flasim, ti vetëm qan dhe thua që “do punoj”. Prandaj, kam ardhur këtu që të të them në emër të vëllait e të motrës, që nuk duam të punosh më. Të na e premtosh këtu.

Fahrie: Të premtoj.

Elsa: Ma premton?

Fahrie: Të premtoj.

Elsa: Dua që të ma premtosh me gjithë zemër.

Fahrie: Ta premtoj me gjithë zemër. Ta premtoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat