Pensionistet me diploma të fakultetit më gjepa të vuajtur dhe të diskriminuar i drejtohen Qeverisë Haradinaj dhe Ministrisë të Punës dhe Mirëqenies Sociale me këtë letër të hapur lidhur me shkeljen e ligjeve të Kosovës, ato ndërkombëtare dhe të gjitha normat njerëzore që kanë të bëjnë me te drejtat e pensionisteve në Kosovë të cilëve pa asnjë mbështetje ju kanë mohua diplomat të lëshuar nga Universiteti i Prishtinë?! Andaj ju si kryeministër dhe ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe përkundër ankesave dhe kërkesave të shumta që i keni marrë nga Lidhje e Pensionisteve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës me datë o3. 11. 2017 numër 17 dhe pensionisteve nga të gjitha anët e Kosovës keni qenë të obliguar që të shqyrtoni ankimin si struktura të reja bashke me Qeverinë Haradinaj dhe të nxjerr vendim të reja lidhur me grushtin e rëndë që ua keni dhënë pensionisteve shtresës me te goditur në Kosovë të cilët me diploma të fakultetit në gjepa që 29 vjet.
Andaj duke e pas parasysh mosveprimin e Qeveris dhe administratës, gjegjësisht organit kompetent brenda afatit ligjor bazuar në nenin 130 paragrafin 2 të ligjit të procedurës administrative pensionistet e kategorisë së goditur të diplomuar pas vitit 1990 kërkojmë urgjentisht të anuloni pikën II të vendimit dhe të shfuqizohet neni 4 dhe 5 të udhëzimit administrativ. Anulimin i kësaj pikës II të vendimit duhet bërë për shkak se është bërë vërtetimi gabuar i gjendjes faktike. Me këtë vendim ne pensionistet me diploma në xhepa të leshura nga Universiteti pa asnjë mbështetje ligjore, njerëzore na kanë kategorizuat në kategorinë III-të apo të katërt të shfrytëzuesve të pensioneve me - përgatitje shkollore të mesme apo të lartë, e jo në kategorinë me përgatitje superior shkollore”?! Pra, ju bëjmë me dije Qeverisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale se ne pensionistet në Kosovë na keni diskriminuar të dhunuar barbarisht me rastin mohimit të diplomave të fakultetit me të cilat kemi punuar nëpër institucionet e ndryshme në Kosovë .
Ku është dinjiteti, respekti, dhimbja, përkrahja, shkelja e të drejtave elementare të pensionisteve nga qeveria dhe parlamenti i Kosovës?
Çka po pritni anuloni Udhëzimin Administrativ nr. 09/2015 për kategorizimin e shfrytëzuesve të pensioneve kontribut pagues të nxjerr nga Ministria e Punës: Në nenin 8 të Ligjit nr. 04/ L-131 janë paraparë kushtet dhe kriteret për njohjen e drejtës në pension, e ato janë të mosha 65 vjeçare, stazhi pensionit dhe dëshmitë për pagesën e kontributeve, kurse në nenin 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ nr. 09/2015 keni paraparë përgatitjen profesionale. Është rregull që çdo akt nënligjor duhet të jetë në pajtim me ligjin. Mirëpo udhëzimi Administrativ në fjalë e nxjerr nga Ministria e Punës dhe e përkrahur nga Qeverisës së Kosovës është në kundërshtim me ligjin për arsye se në ligj ceket vetëm kontributi I dhëne ne pune gjatë viteve sa është punuar, kurse ne udhëzim edhe kualifikimet. Ky udhëzim jo vetëm që është në kundërshtim me ligjin, por edhe me legjislacionin e Bashkësisë Evropiane (ku institucionet e Kosovës në mesin e tyre edhe ju jeni te obliguar të inkorporoni në këto akte ligjore dhe nënligjore), si dhe praktikat e vendeve evropiane ( ku punëtori paguhet ne baze te kontributit të dhëne gjate viteve), po ashtu I njëjti , është edhe diskriminuese pasi që punëtori duhet të paguhet në bazë të kontributit të dhënë, e jo të përgatitjes shkollore. Ministria e Punës me rastin e hartimit të udhëzimit administrativ të lartë cekur (sidomos të nenit 4 dhe 5. udhëzimit administrativ nr. 09/2015) nuk keni vepruar në pajtim me këto parime, pasi që i njëjti përmban elemente diskriminuese dhe nuk është në pajtim me dispozitat e acquis të BE-së ( për te cilat ju deklaroheni në mjetet e informimit, para qytetarve dhe para BE-së se është ne pajtim me to) .Prandaj duke pas parasysh të gjitha këto shkeljeve ligjore që i cekem më lartë ne pensionistet e goditur kërkojmë nga Qeveria Haradinaj dhe Ministria e Mirëqenies Sociale tu bëjmë me dije së në kërkesat dhe ankesat tona që tetëmbëdhjetë vite jeni bërë të shurdhet dhe po i shikoni duar deri kur kështu ?!
Të njoftohen organet kompetente në mënyrë që ta iniciohet procedura për amandamentimin e udhëzimit administrativ nr .09/2016 dhe te shfuqizohen nenet diskriminueses sidomos nenet 4 dhe 5. Pra të gjitha këto dhe shume gjera të tjera diskriminuese edhe me drastike flasin së pensionistet në Kosovës, e sidomos ata me diploma në xhepa që njëzet e nëntë vjet jemi kategoria me e goditur gjatë tetëmbëdhjetë vjetët e fundit në shtetin tonë të pavarur për çka jemi të brengosur për pozitën tonë të vështirë dhe diskriminuese, për lojnat që po i bëni ju strukturat me të larta shtetërore ndaj nesh me goditje të rëndë që po ndikojnë në jetën dhe ekzistencë fizike të pensionisteve , gjë që si substancë biologjike pesimistet jemi të diskriminuar, e ky është rezultat i mos vullnetit politik të strukturave udhëheqëse të Qeverisë së Kosovës dhe ju Ministrisë, që për fat të keq nuk po brengoseni shumë për kushtet tona të vështira, jetën e rëndë, mohimin e të gjitha të drejtave nëpërmjet të cilave po na diskriminoni barbarisht. Andaj edhe një herë po kërkojmë që të keni një respekt, një dinjitet, një dhimbje, një përkrahje me të madh nga ju ne pensionistët që këto ditë dhe momente të vështira të pleqërisë kemi nevojë, për një ndihmë materiale dhe të mos shkeljes të drejtave tona nga ju që jeni në pushtet që në rritjen e pagave po mendoni vetëm për veti. Shembulli ma drastik i fundit është rritje e tyre për kryeministri Haradinaj dhe stafit të tij?!
Ju lutëm përgjigjuni lidhur me shkeljen e të drejtave të pensionisteve rreth të cilave përveç juve do tu drejtohem edhe mjeteve të informimit, organeve gjyqësorë, deputeteve dhe të gjitha strukturave tjera me të larta të shtetërore ...