Kajak në Lumin Shkumbin. Adrenalinë në ujrat e qetë

Sociale

Kajak në Lumin Shkumbin. Adrenalinë në ujrat e qetë

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 19:52
Ilustrim

Për herë të parë në lumin Shkumbin po organizohen guida me kajak dhe kanoe.

Është një iniciativë që synon të promovojë turizmin përgjatë rrugës Egnatia dhe një iniciativë që në fakt ka zgjuar interes që në ditët e para të saj. Janë të shumtë ata që dëshirojnë të provojnë pak adrenalinë në lumin Shkumbin.

Në një terren jo të rrezikshëm, ku thëllësia e ujit në këtë kohë është e vogël, mes rrëzimeve dhe mungesës së eksperiencës në një sport të tillë, fundjava ka qenë fantastike për ata që guxuan.

“Unë merrem me alpinizëm prej vitesh, por emocioni që më ka dhënë kanoa në Shkumbin nuk e kisha provuar kurrë”, thotë vajza.

Grupi u ndal tek Ura e Kamarës, ura më shumë se 400-vjeçare, e cila dikur ishte një degëzim i rëndësishëm i rrugës Egnatia.

Kajaku në Shkumbin pritet të kthehet në një traditë, që do të vazhdojë dhe do të shtojë larmishmërinë e aktiviteteve sportive gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat