Pensionistja piktore, 73-vjeçarja iu rikthye ëndrrës së fëmijërisë

Sociale

Pensionistja piktore, 73-vjeçarja iu rikthye ëndrrës së fëmijërisë

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 20:49
Gonxhe Voja

Gonxhe Voja është 73 vjeçe, që në fëmijë mësuesi i fillores e spikati atë si nxënësja që dinte të vizatonte. Por rrugës, ajo mori një drejtim tjetër.

E detyruan të përfundonte universitetin për biokimi ku me pas ushtroi profesionin e saj si mësuese kimie për 17 vjet. Në vitin 2001 në shpirtin e Gonxhes lind dëshira për të provuar penelin dhe bojërat vajit, aty kuptoi që s’mund të bënte më dot pa artin figurative duke njohur dhe historinë e tij. Përtej pasionit, piktura tashmë shërben edhe si mjet jetese, pensioni i saj është vetëm 1.600 lek të reja.

”Unë shkëputem njëherë nga realiteti kur futem në pikturë. Vendos muzikën dhe jetoj jetën time aty brenda”, shprehet Gonxhe Voja, pensioniste.

Rryma e preferuar e Gonxhes është surealizmi, duke hedhur në telajo ëndrrat e saj.

”Unë kisha planifikuar të lindja djalë dhe dikush më thotë do të lindesh vajzë se ke barkun e shëmtuar. Natën më del në ëndërr kjo plaka dhe më tha” t’i mos u mërzit do të lindesh djalë” dhe linda djalë. Kaluan 30 vjet, pra kur djaali u bë 30 vjeç atë ëndërr unë vendosa ta bëj pikturë dhe t’ia lë kujtim tim biri”, thotë pensionistja.

Dashuria për të bukurën nuk përfundo tek ngjyrat. Goxhja ka dhe një tjetër pasion. Fotografinë.

“Pasioni i dytë pas pikturës është fotografia. E kam filluar fotografinë në vitin 1993 kur ky aparat më erdhi nga Gjermani. Të gjitha filmat janë të ruajtur. sa herë e mendoj, pse jam sot pa para edhe pse kam punuar shumë. Ja kështu i kam harxhuar duke blerë filma, penela, duke bërë piktura. Mund ta lë vetën time pa ngrënë dhe këto më janë bërë si ata që marrin drogën, unë nuk rri dot pa këto”, thotë Gonxhe Voja.

E vënë re që bën jetë ndryshe nga moshataret e tua, zonjat pensioniste?

“Më vjen keq ta them, por jam bërë pak dhe asociale. Po unë jam ndryshe komplet. Kjo më bën që unë të bëj një jetë të vetmuar të dal vetëm të shëtis të marr aparatin me vete dhe të fotografoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat