Enveri përballet me ish-gruan: Buqe, ti ishe shefja e prostitucionit

Sociale

Enveri përballet me ish-gruan: Buqe, ti ishe shefja e prostitucionit

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 20:51
Enveri

Burbuqe Tërbishta, nënë e 5 fëmijëve, ka kryer 11 muaj burg për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Pavarësisht kësaj, ajo e mohon me forcë këtë akuzë. Këtë të diel, e pranishme në “Shihemi në gjyq”, zonja Burbuqe kishte thërritur ish-bashkëshortin e saj, të cilin kërkonte ta bindte për pafajësinë.

Gjithçka, sipas saj ndodhi pasi punësoi një kamariere, e cila ushtronte prostitucion gjatë kohës që punonte në lokalin e familjes Tërbishta, fakt për të cilin ajo thotë se nuk ishte në dijeni.

Zonjat u arrestuan pas rreth 1 muaji e gjysmë nën hetim nga policia. Dy ishin provat që i çuan në pranga. Një takim që kamarierja kishte pasur me një klient në lokalin e zonjës Burbuqe dhe një 5 mijë lekësh bakshish i lënë në lokal nga një oficer i infiltruar.

“Unë jam nga Elbasani, quhem Burbuqe Tërbishta. Unë kam një dhimbje shumë të madhe dhe një njollë shumë të madhe. Po ma hoqe këtë njollë mua, ti je nëna ime zonja Eni. Te ty i kam shpresat dhe te Zoti. Kisha marrë një lokal me qira, ushqeja kalamajtë. Mora një punëtore sepse do të operoja djalin, sepse ma nxori doktori me sëmundje shumë të keqe, më tha ka kancer. “

Kështu zonja Burbuqe punësoi në lokal një grua nga Librazhdi, të cilën nuk e njihte dhe e mori në punë nëpërmjet një njoftimi të afishuar në xhamin e lokalit. Edhe zoti Enver, tashmë i divorcuar nga Zonja Burbuqe për shkak të gjithë kësaj historie tregon ditën që ajo u arrestua.

Image
Burbuqe Tërbishta

“Atë kamarieren e lamë 3 ditë tek lokali sepse operuam çunin në Tiranë. Pas 3 ditësh vajtëm në shtëpi. Ditën e tretë vete në punë kjo (Burbuqe) nuk më vjen në shpi, i bija telefonit, s’ka. Ika në shpi, isha në pazar. Kjo i jep çunit të madh 15 mijë lekë për të blerë 2 kg mish. Ai shkon e blen dhe vjen në shtëpi, pas tij shkoj edhe unë. Edhe më fal për shprehjen, unë vajta në banjë. Kur dal nuk e gjej çunin në shpi. I them kësaj (nuses së djalit) ku vajti çuni? E mori policia tha nusja. Po pse moj ç’punë ka policia me çunin? Nuk e di më tha. E morën, më thanë mos u mërzit, kemi një sqarim. Dy orë në shtëpi unë. Prit çunin hiç, prit Buqen hiç, as telefon, asgjë. Gjej këtë në polici. I thashë më kanë marrë çunin, për çfarë doja ta dija. Çuni do dalë tani, më thanë, por ke edhe gruan brenda. Po gruaja i thashë, për çfarë? Nuk e di më tha. Doli çuni. Hë? Nuk e di tha, Buqen e mbajtën, ishte dhe Sania atje. Tani muhabetet e Sanijes t’i tregon ajo, se ajo i di. “

Po cila ishte akuza? Zoti Enver tregon më tej versionin e tij.

“Akuza ishte kjo, që Sanija, atë ditë që kishte vajtur në punë, kishte vajtur një i infiltruar i policisë te lokali dhe kishte pirë një kafe me Sanijen. Si kishte pirë këtë, kur ishte ngritur dhe kishte ikur kishte lënë 15 mijë lekë mbi banak. Ato lekë ishin me numër serie, sepse lokali ishte nën vëzhgim. Kishte ikur ky zotëria tek hoteli. Pas një gjysmë ore, i thotë Sanija Buqes, që do më japësh leje se do blej ca ilaçe se kam nënën sëmurë. Ik i thotë kjo, por mos mu vono. Atë 15 mijë lekëshin kjo ia jep çunit, për të blerë mishin. Siç e la ai boti, e merr kjo ia jep çunit, na blej mish, se 6 mijë lekë xhiro kishte bërë.”
Eni Çobani: Pra zotëria që ishte në lokal në atë moment, kishte marrë diçka që shkonte në shumën 9-10 mijë lekë të vjetra. Por nuk ka lënë kaq, por ka lënë 15 mijë. Burbuqja këtë sigurisht e ka marrë si bakshish. Zotëria është larguar dhe pas 10 minutash është larguar edhe Sanija drejt një hoteli të qytetit të Elbasanit. Në hotel forcat e policisë kanë kapur në flagrancë zotërinë dhe Sanijen. Në pyetje e sipër, Sanija ka deklaruar që unë punoj në lokalin e zonjës Burbuqe dhe më pas është ngritur edhe akuza që zonja shfrytëzonte Sanijen me burra të ndryshëm, kundrejt shumave nga 30 deri në 50 mijë lekë të vjetra dhe këto shuma ndaheshin përgjysmë mes Sanijes dhe Burbuqes. Për këtë arsye është dënuar edhe zonja Sanie për prostitucion, është dënuar edhe zonja Burbuqe për shfrytëzim prostitucioni. Pra zonja Burbuqe nuk prostituonte, prostituohej Sanija për Burbuqen.

Por çfarë ka në letra?

“Në letra ka vetëm një takim, të datës 3 Shkurt që kjo zonja ka vajtur ka konsumuar veprën e prostitucionit, kanë dalë nga lokali, zotëria ka ikur në punë të vet, ka paguar zonjën, kjo është kthyer në lokal. Në e ka ditur Burbuqja se ky ishte kjo zonja, këtë ne nuk e dimë. Ky ishte rasti i parë. Rasti i dytë është ky i infiltruarit. Dhe në rastin e tij, birrat dhe e ngrëna që ka bërë kanë kushtuar rreth 10 mijë lekë. Ai ka lënë 5 mijë lekë (bakshish). Lekët kanë qenë me numër serie sepse janë të policisë, të regjistruara.
Këto lekë Burbuqja ia dha djalit dhe ky i fundit shkoi të blinte mish. Policia shkoi mori 15 mijë lekëshin, vërteton që ishte i të infiltruarit. 15 mijë lekëshi u dha në lokal për bakshish. 10 mijë ishte fatura, 5 mijë ishte bakshish. Në hotel nuk u konsumua vepra, pasi në hyrje e pret toga e policisë, arrestohet zonja e cila kishte marrë pagesën, 20 mijë lekë të vjetra.

Unë dua të di kush janë lekët e prostitucionit, 15 mijë lekëshi i lokalit apo 20mijë lekëshi i hotelit. Sepse 15 mijë lekëshin e lokalit ma kanë bërë që është leku i prostitucionit. Ky 20 mijë lekëshi i hotelit i kujt është?”, pyeti juristja Çobani.

“Për 5 mijë lekë zonja Eni bëra 11 muaj burg”, tha mes lotëve zonja Burbuqe.

Juristja Çobani i premtoi Burbuqes që do ta ndjekë çështjen e saj, për t’i shkuar të vërtetës deri në fund.

“Kemi ngritur një akuzë, jemi gjykuar dhe hetuar një zonjë me një vepër penale shumë të rëndë. Kur vendoset për të akuzuar një grua, të paktën duhet të ketë fakte, argumente dhe prova të pakontestueshme. Të vetmet prova që policia sjell është çështja e pagesës. 15 mijë lekëshi që u dha në lokal, është e prostitucionit, apo e lokalit që ky zotëria hëngri?”

E gjithë kjo histori nuk përfundoi me dënimin e nënës së 5 fëmijëve. Pas daljes nga burgu ajo u gjend e vetme, pasi të gjithë i kthyen krahët. I pari ishte bashkëshorti, i cili pranoi se ishte ndarë nga ajo, ndonëse e besonte që Burbuqja nuk kishte shfrytëzuar njeri për prostitucion.

****

Për ish-bashkëshortin e Burbuqe Tërbishtës, nuk ka rëndësi nëse e ka kryer vërtetë krimin për të cilin bëri 11 muaj burg.

Ndonëse i bindur që gruaja me të cilën qëndroi 30 vjet i martuar nuk do ishte në gjendje të merrej me shfrytëzim prostitucioni, i pranishëm në “Shihemi në gjyq”, ai tha se fjalën e fundit e kishte thënë policia e prokuroria. Gjatë seancës, zoti Enver nuk i kurseu as batutat ndaj ish-bashkëshortes së tij

Zoti Enver: Po Burbuqja ishte shefja. Burbuqja shefja, Sanija punëtorja. Hajde shefe hajde. U bërë shefe në pleqëri.

Zonja Burbuqe: Asnjëherë në botë o burrë. Unë haja në pjesën time. Haja në pjesën time, nuk haja në pjesë të Sanijes. Sanija nuk ka thënë gjë për mua, që Buqja më shfrytëzonte.

Zoti Enver: Mua nuk ka ç’më duhet, unë di këtë, që t’i ke bërë 11 muaj burg. Se ke qenë për drogë, për prostitucion, mua nuk më intereson.

Eni Cobani: Ky lokal që ju punonit, ishit pronare apo si e kishit këtë lokal.

Zoti Enver: Pronar isha unë, po e punonte Buqja.

Eni Cobani: Në këto kushte, ju keni marrë si punëtore Sanijen. Sa kohë punoi për ju?

Zonja Burbuqe: 1 muaj e dy javë.

Zonja Çobani sqaroi se më 23 Shkurt të vitit të kaluar, zonja Burbuqe kishte qenë nën vëzhgim për një periudhë prej 1 muaj e gjysmë dhe më pas në Prill ishte ngritur akuza për shfrytëzim prostitucioni dhe për prostitucion për Sanijen.

“Pra kjo nuk ka qenë rastësi, zonja është ndjekur në mënyrë të vazhdueshme“, tha juristja ndërsa e pyeti zonjën Burbuqe se si është e mundur që nuk e dinte, që një punëtore që duhet të qëndrojë disa orë në punë, si nuk kishte dyshuar?

Eni Çobani: Po qëndronte në orar të punës kjo zonja?

Zonja Burbuqe: Po qëndronte. Vetëm atë ditë më mashtroi, më tha që do merrte ilaçet e nënës. Vetëm atë ditë më ka mashtruar, asnjë ditë tjetër, sa kam qenë unë në lokal.

Zoti Enver: Buqe, dëgjo këtu. Edhe unë pi kafe në lokalet e tjera. Po atje ku dëshiroj mund të le një pesë qindëshe të vjetër, nuk le 5 mijë lekë se s’jam i shkalluar nga mend. Se 5 mijë unë duhet të punoj 3 ditë që t’i marrë. Prandaj ke bërë shumë gabime

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat