Si ndikuan ëndrrat në historinë e botës

Speciale

Si ndikuan ëndrrat në historinë e botës

Më: 31 janar 2019 Në ora: 08:32
Shkencëtari Nikola Tesla

Ekzistojnë disa shpikje te cilat kanë ndryshuar përgjithmone rrjedhën e historisë së njerëzimit.

Shkenca nuk përparon vetëm falë kërkimeve por edhe racionalitetit të ftohtë. Disa nga zhvillimet shkencore më të pabesueshme në histori, janë rezultat i ëndrrave, intuitës dhe asaj që ne në përgjithësi e cilësojmë si “pjesa mistike e trurit”.

Ekzistojnë disa shpikje te cilat kanë ndryshuar përgjithmone rrjedhën e historiëe së njerëzimit. Dihet botërisht që shkencëtari i famshëm Nikola Tesla flinte vetëm 2 orë në ditë. Por ajo qe nuk dihet është se ai ishte në gjendje që përgjatë këtyre 2 orëve të gjente zgjidhje për problemet që nuk mund t’i ndreqte kur ishte zgjuar.

Abraham Lincoln endërronte vazhdimisht për vrasjen e tij. Shkrimtari i famshëm Mark Tëain ëndërronte për vdekjen e të vëllait ndersa diisa njerëz te tjere kishin ëndërruar për katastrofën e Titanikut para se ajo të ndodhte.

Ndonjehere endrrat jo vetëm që u japin njerëzve mundësinë për të parashikuar të ardhmen, por gjithashtu edhe ide të mëdha suksesi dhe inovatore. p.sh Larry Page dikur kishte ëndërruar për Google- in, Elias Hoëe për makinën e qepjes. Në vitin 1869, Dimitri Mendelejev zhvilloi dhe publikoi tabelën periodike, ku elementet kimike janë të vendosur në bazë të vetive të tyre atomike dhe kimike.

Një natë e kishte zënë gjumi mbi tavolinën e tij të punës, ndërsa kur u zgjua deklaroi se e kishte parashikuar renditjen e plotë të elementeve në një ëndërr:”Unë pashë në ëndërr një tabelë ku gjendeshin në vendet e tyre të gjitha elementet ashtu siç kërkohej. Nils Bori është babai i mekanikës kuantike, ndërsa fitoi Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1922. Ai zhvilloi modelin e atomit, ku elektronet rrotullohen rreth bërthamës. Bori fliste shpesh për ëndrrën frymëzuese, e cila e çoi në zbulimin e strukturës së atomit.

Image
Nils Bori, fizikant
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat