Tri pika paralajmëruese në qiell, ja pse marsi nuk është një muaj i zakonshëm

Speciale

Tri pika paralajmëruese në qiell, ja pse marsi nuk është një muaj i zakonshëm

Më: 2 mars 2019 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Duke filluar që nga nata e sotme, në qiell do të shihni tri pika të shndritshme që ngjajnë, por nuk janë yje. Janë tre planetët; Venusi, Saturni dhe Jupiteri.

Këtë fundjavë, ato do të jenë më të dukshme për të gjithë njerëzit, edhe me sy të lirë.

Kjo do të jetë e mundur falë Hënës, e cila ditët e para të marsit do të shkëlqejë më shumë se zakonisht duke filluar nga mbrëmja e sotme.

Saturni do të jetë planeti më afër Hënës, ndërsa Venusi do të jetë i dyti më i shndritshmi në qiell.

Të shtunën, në orët e para të mëngjesit, do të jetë më i dukshëm Saturni, ndërsa në orët e para të mëngjesit të së dielës do të jetë më i shndritshëm Venusi.

Kurse Jupiteri do të jetë i dukshëm gjatë dy ditëve.

Këto fenomene natyrore do të mund të shihen me sy të lirë dhe pa teleskop apo pajisje të tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat