Zbulohet kafka nga Epoka e Bronzit

Speciale

Zbulohet kafka nga Epoka e Bronzit

Më: 25 mars 2019 Në ora: 10:10
Kafka nga Epoka e Bronzit

Një kafkë e lashtë është gjetur pranë bregdetit nga një person në Mersea Island, Essex. Ajo mendohet që të jetë rreth 3 mijë-vjeçare. Ross Wey, 58 vjeç, e gjeti kafkën teksa ishte duke mbledhur molusqe dhe besohet që ajo të jetë nga Epoka e Bronzit.

Wey tha se e dalloi që bëhet fjalë për një kafkë të lashtë për shkak të gungës që ajo kishte në anën e pasme të saj. Ekspertët thonë se është pabesueshme që kafka ka arritur të mbijetojë dhe se vendi ku u gjet besohet që më parë të ketë qenë një lumë.

Peshkimi në atë kohë nuk ka qenë një mënyrë për të mbijetuar pasi vendasit  ushqeheshin nga gjuetia. Ajo është dërguar në një muze në Londër. Kafka fillimisht u ekzaminua nga policia dhe më pas iu dorëzua shkencëtarëve për të bërë ekzaminime të tjera.

Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat