Zbulohet eliksiri i përjetësisë në vazot 2000-vjeçare

Speciale

Zbulohet eliksiri i përjetësisë në vazot 2000-vjeçare

Më: 8 prill 2019 Në ora: 09:46
Eliksiri i përjetësisë në vazot 2000-vjeçare

Brenda vazove dy mijë vjeçare, të gjetura në provincën qendrore të Henanit janë gjetur 3,5 litra “eliksir i përjetësisë”, një ilaç legjendar i përmendur në literaturën e lashtë taoiste që do të kishte garantuar një jetë të gjatë për ata që do e përdornin.

Ai që bëri zbulimin e çmuar, për herë të parë në historinë e arkeologjisë kineze, ishte një ekip kërkimor i Institutit të Relikeve Kulturore dhe Arkeologjisë, i cili në tetorin e shkuar gjeti vazo prej bronzi në qytetin Luoyang brenda një varr 210 metër katror, i cili i përkiste një fisniku të dinastisë Han.

Lëng ose ilaç

Për shkak të aromës së fortë alkoolike që buron nga lëngu, shkencëtarët e udhëhequr nga Profesor Shi Jiazhen fillimisht mendonin se ishte një liker orizi, si shumë të tjerë që gjendeshin në vendet arkeologjike aziatike. Analiza laboratorike treguan se ishte një lëng i përbërë nga nitrati,  kaliumi dhe aluni, receta për “eliksirin e pavdekësisë” të treguar në shkrimet e Taoistëve.

Vdekjeprurës

Fakti që lëngu i verdhë u gjet në varrin e një fisniku, të bën te mendosh se ai i ishte dhuruar fisnikut për t’i favorizuar jetën e përtejme. I çuditshëm është fakti që në eliksirin e pavdekësisë, bazuar në recetat e gjetura në tekstet e lashta,  kishte substanca shumë të rrezikshme për shëndetin.

Niveli i kaliumit në vetvete mund të jetë fatal në përqendrime të caktuara. Tekstet gjithashtu flasin për, zhivë, arsenik dhe komponime të tjera pluhuri,  jashtëzakonisht toksik për trupin e njeriut. Mënyra e vetme për të jetuar gjatë dhe e shëndetshme ishte të qëndrojë larg këtyre lëngjeve të “mrekullueshme”. Zbulimi i ekipit të Shi Jiazhen u njoftua nga agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat