Arkeologët gjejnë kokainën 1000-vjeçare në një varr

Speciale

Arkeologët gjejnë kokainën 1000-vjeçare në një varr

Më: 8 maj 2019 Në ora: 13:14
Kokaina 1000-vjeçare në një varr

Njerëzit që kanë jetuar 1000 vjet më parë nuk do t’i kishin imagjinuar kurrë përparimet e pabesueshme që do të sillnin shekujt e mëvonshëm. Ajo që ne e konsiderojmë të jetë rutina jonë e përditshme, do të ishte krejtësisht e mjegulluar për paraardhësit tanë të largët, por një zbulim i ri në Amerikën e Jugut e bën krejtësisht të qartë, se njerëzit që kanë jetuar përpara 1000 vjetëve kishin disa nga veset e njëjta që bëjmë sot.

Një libër i ri hulumtues i publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences ka bërë një zbulim, që arkeologët po e quajnë një “pako rituale”, e cila përmbante një numër substancash psikotrope, përfshirë kokainë dhe ndoshta kërpudha magjike.

Ekipi hulumtues po gjurmonin objektet e lashta në Bolivi, kur ata mbërritën tek një var  dhe gjetën disa sende, duke përfshirë një qese të mbushur me përbërjen e bimëve në pluhur dhe një tub i papërpunuar që përdoret për pirjen e duhanit.

“Ne tashmë e dinim se substancat psikotrope ishin të rëndësishme në aktivitetet shpirtërore dhe fetare të shoqërive të Andeve jug-qendrore, por nuk e dinim se këta njerëz po përdorin shumë komponime të ndryshme dhe ndoshta i kombinonin ato së bashku”, tha Jose Capriles, asistent profesor e antropologjisë në Penn State, në një deklaratë. “Ky është numri më i madh i substancave psikoaktive që gjenden ndonjëherë në një asamble të vetme arkeologjike nga Amerika e Jugut”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat