Egjipti hap dy piramida antike, publikohen gjetjet e reja - Bota Sot
Egjipti hap dy piramida antike, publikohen gjetjet e reja

Speciale

Egjipti hap dy piramida antike, publikohen gjetjet e reja

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 08:52
Egjipti hapi të shtunën dy piramida antike në jug të kryeqytetit të Kajros

Egjipti hapi të shtunën dy piramida antike në jug të kryeqytetit të Kajros dhe zbuloi një koleksion të sarkofagëve të sapo gjetur, disa prej të cilave përmbajnë mumiet e ruajtura mirë.

Ministri i Antikiteteve Khaled al-Anani u tha gazetarëve se Piramida Bent e Mbretit Sneferu, faraonit të parë të dinastisë së katërt të Egjiptit dhe një piramide aty pranë do të rihapen për vizitorët për herë të parë që nga viti 1965.

Ai tha gjithashtu se një ekip arkeologësh kishte zbuluar sarkofagë dhe mbetjet e një muri të lashtë që datojnë  në Mbretërinë e Mesme rreth 4.000 vjet më parë.

Gjetjet u bënë gjatë punës së gërmimit në nekropolin mbretëror të Dahshurit në bregun perëndimor të lumit Nil, një zonë e cila është shtëpia e disa prej piramidave më të vjetra të Egjiptit.

Muri i lashtë shtrihet rreth 60 metra dhe ndodhet në jug të piramidës së faraonit të dinastisë së 12-të, Mbretit Amenemhat II, gjithashtu në Dahshur.

Gjetjet përfshinin gjithashtu maska funerale, si dhe mjete që datojnë që nga periudha e vonë – që zgjati pothuajse deri në pushtimin e Egjiptit  nga Aleksandri iMadh në në vitin 332 pes.

Egjipti në vitet e fundit ka kërkuar të nxisë zbulimet arkeologjike në të gjithë vendin në një orvatje për të ringjallur turizmin, i cili mori një goditje nga trazirat që pasuan kryengritjen e vitit 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...