Gjendet kocka e dinozaurit në Francë

Speciale

Gjendet kocka e dinozaurit në Francë

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 22:22
Daton 140 milionë vjet më parë

Kjo kockë femurale gjigante i përket një dinozauri që ka jetuar 140 milionë vite më parë. Ajo u zbulua nga një grup paleontologësh francezë, gjatë gërmimeve në qytezën e Onzhek Sharontit në perëndim të vendit. Kocka ka një gjatësi prej 2 metrash dhe peshon gjysmë toni

Ronan Allain, paleontolog në Muzeun Historik të Parisit: Ky femur është një zbulim tepër, tepër i rëndësishëm dhe jam i mahnitur nga gjendja në të cilën është ruajtur.

Paleontologët thonë se pesha totale e këtyre kafshëve prehistorike mund të ketë arritur deri në 50 tonë. Zona ku kryen gërmimet ndodhet pranë qytetit Konjak, i shquar për vreshtat ku prodhohet pija e famshme me të njëjtin emër. Prej vitit 2010 kur u kryen zbulimet e para, aty janë gjetur mbi 7500 fosile të 40 specieve të ndryshme, çka përbën edhe zbulimet më të mëdha të këtij lloji në Europë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat