Fisi që qëndroi 55000 vite i izoluar nga pjesa tjetër e botës, rrezikon të zhduket

Speciale

Fisi që qëndroi 55000 vite i izoluar nga pjesa tjetër e botës, rrezikon të zhduket

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 23:51
Fisi që qëndroi 55000 vite i izoluar nga pjesa tjetër e botës

Ishulli Andaman, një territor në Indi, është shtëpia e tribusë më të vjetër, Jarawas. Për plot 55000 vite ky fis ka qenë i izoluar nga pjesa tjetër e botës.

“Bored Panda” shkruan se fatkeqësisht ekziston një mundësi që kjo popullsi të zhduket në dhjetë vitet e ardhshme.

Ata i kanë mbijetuar kolonizimit britanik në shekullin e XIX dhe pushtimit japonez më vonë, ndërsa vetëm në vitin 1998, disa prej tyre dolën nga territori për të vizituar vendbanime të tjera. Por edhe pse në vitin 1990 qeveria indiane vendosi t’i shpërngulte, planet u anulluan rreth vitit 2000.

Image

Ndërkohë një organizatë bamirësie, “Survival International”, raportin se lërcënimi kryesor i ekzistencës së tyre është një autostradë që kalon përmes tokës së tyre.

Image

Sipas kësaj organizate, rruga do të sjellë turistë në territorin e fisit Jawara dhe ata akuzohen se do t’i trajtojnë si “kafshë në safari”. Për më tepër gjuetarë kafshësh të egra mund të shfarrosin edhe faunën e zonës, që është jetike për mbijetesën e fisit.

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat