La France (1913) / Deklaratat e Ismail Qemalit nga Vjena për Dukën e Montpensierit dhe Kosovën

Speciale

La France (1913) / Deklaratat e Ismail Qemalit nga Vjena për Dukën e Montpensierit dhe Kosovën

Nga: Aurenc Bebja Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 09:38
Ismail Qemali

“La France” ka botuar, të shtunën e 12 prillit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratat e Ismail Qemalit nga Vjena për Dukën e Montpensierit dhe Kosovën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Çështja shqiptare

Një kërkesë nga Ismail Qemali

Vjenë, 11 Prill. – Ismail Qemali mbajti deklaratat në vijim:

“Duka i Montpensierit erdhi në Vlorë pjesërisht për kënaqësinë e tij; ai dha 1000 franga për të varfërit e qytetit. 

Duka më tha që donte të aplikonte për fronin e Shqipërisë; Unë refuzova t’i premtoj mbështetjen time. 

Lajmi i publikuar nga një gazetë pariziane, sipas të cilit Duka i Montpensierit është shpallur Dukë i Shqipërisë, është i pabazuar.”

Ismail Qemali shtoi se ai ishte larguar nga Vlora për të protestuar personalisht ndaj kancelarive evropiane kundër mospranimit të Kosovës në Shqipëri.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat