Gazeta prestigjoze gjermane: Aktivisti i krahut të majtë - Kurti bëhet kryeministër i Kosovës

Speciale

Gazeta prestigjoze gjermane: Aktivisti i krahut të majtë - Kurti bëhet kryeministër i Kosovës

Nga: Sherif Ramabaja Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 23:30
Albin Kurti

Pas disa muajsh të shoqëruar me polemikë, qeveria e re tanimë qëndron në Kosovë. Aktivisti i krahut të majtë, Albin Kurti bëhet kreu i qeverisë. Ai njoftoi një “epokë të re” pa korrupsion dhe nepotizëm.

Aktivisti i krahut të majtë, Albin Kurti është konfirmuar si Kryeministri i ri i Kosovës. 66 nga 120 deputetët, shprehën besim në te dhe kabinetin e tij të koalicionit në parlamentin e Kosovës. Dhjetë abstenuan, të tjerët mbetën larg seancës.

Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit, qeverisë së bashku me Lidhjen Konservatore Demokratike të Kosovës LDK dhe disa parti të pakicave etnike. Partia e Kurtit dhe LDK deri më tani kanë qenë në opozitë. Ata dolën fitimtarë në zgjedhjet e tetorit.

Sidoqoftë, formimi i qeverisë së re deri vonë, kishte qenë shumë i vështirë.

Kurti dhe kreu i LDK Isa Mustafa, nuk ishin në gjendje të bien dakord për emërimet në zyrat e larta të qeverisë për muaj të tërë. Përparimi nuk ndodhi deri të dielën mbrëma. Kurti ia la postin e kryeparlamentarit partnerit të koalicionit. Ai ishte nën presion të jashtëzakonshëm kohor, sepse afati kushtetues për formimin e koalicionit skadonte të hënën.

Premtimet e reja të Kurtit

Në deklaratën e tij të qeverisë, Kurti premtoi një “epokë të re “ pa korrupsion dhe nepotizëm. “ Ne do të sigurojmë një kornizë të institucionalizuar për ndryshimin, sepse vullneti i njerëzve kështu ka vendosur”, tha kreu i ri i qeverisë. Kurti njoftoi një linjë të ashpër kundër Serbisë. “ Unë jam gati të flas me Beogradin “ , tha ai. “ Por ne insistojmë në reciprocitet të plotë në tregti, politikë dhe biznes ”.

Kurti, ish i burgosur politik në Serbi, bazohet në neo – Marksizmin dhe teoricienët e luftës antikoloniale për çlirim. Sipas mendimit të tij, Kosova ishte “ e kolonizuar ” : para vitit 1999 nga Serbia, pastaj deri në vitin 2008 nga administrata e KB dhe fuqitë ndërkombëtare dhe që nga pavarësia më 2008 nga një elitë e korruptuar e prirur për të pëshpëritur jashtë vendit.

Kabineti i Kurtit përfshin nga gjashtë ministri nga Vetëvendosja dhe LDK, dy përfaqësues nga Lista serbe dhe një ministër nga radhët e një partie boshnjake. Për më tepër, Vetëvendosja dhe LDK secila kanë nga një zv kryeministër.

Qeveria Kurti zëvendëson, koalicionin e partive të cilat dolën nga lufta, UÇK të viteve 90. Qeveria e më parshme nën ish komandantin Ramush Haradinaj, së fundmi është parë si e korruptuar dhe jo efikase.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat