Çfarë është LIBOR – norma ndërbankare e Londrës?

Speciale

Çfarë është LIBOR – norma ndërbankare e Londrës?

Më: 26 mars 2020 Në ora: 15:45
Foto Ilustrim

London InterBank Offered Rate (LIBOR) është norma mesatare e interesit ndërbankar me të cilën bankat më të mëdha në tregun e parave në Londër janë të gatshme t’i japin kredi njëra-tjetrës.

Ajo shërben si një normë interesi referencë për kreditimin afatshkurtër në tregun ndërbankar botëror.

LIBOR vjen në 7 maturime (nga njëditore deri në 12 muaj) dhe në pesë monedha të ndryshme (dollar amerikan, euro, paund britanik, jen japonez dhe franga zvicerane).

Normat zyrtare të interesit LIBOR shpallen një herë në ditë rreth orës 11:45 në mëngjes.

Kombinimi i pesë monedhave dhe shtatë maturimeve çon në gjithsej 35 norma të ndryshme LIBOR të llogaritura dhe raportuara çdo ditë pune.Norma e kuotuar më shpesh është norma e tremujore e dollarit amerikan, të cilës i referohemi si norma LIBOR.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat