Të testosh durimin e publikut

Speciale

Të testosh durimin e publikut

Më: 20 prill 2020 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Pas tre javësh bllokim, shkruante The Economist, “familjet po vendosen në hapësirë kohore imagjinare, që shtrihet diku midis mesit të shekullit XX dhe viteve 1950”. Njerëzit janë duke punuar virtualisht dhe duke “parë papushim Netflix”, por edhe duke u rikthyer në hobet e dikurshme si pjekja e bukës, thurja dhe kopshtaria. Lojërat e tavolinës dhe instrumentet muzikore po fluturojnë nga raftet. Blegtorët e shpendëve janë bombarduar me kërkesa për pula që bëjnë vezë.  Për ata që kanë kopshte dhe shtëpi me madhësi të mjaftueshme, kjo periudhë e izolimit me familjet e tyre nuk është një provë e shkëlqyer, shkruante Christina Lamb në The Sunday Times.

Eshtë një histori shumë e ndryshme për njerëzit që jetojnë në blloqe apartamentesh. Merrni Reakha Begum, 40 vjeç, e cila jeton në një banesë me dy shtretër në Tower Hamlets të Londrës me katër fëmijët e saj nga 7 deri në 20 vjeç. Për ata, thotë ajo, bllokimi është “si një dënim me burg … Nëse kjo vazhdon për muaj të tërë, korona nuk do të na vrasë, mbytja do të na vrasë”.

Gjëja e jashtëzakonshme deri më tani, shkruante Neil Oliver në The Times, është se sa mirë janë sjellë njerëzit. Rreth 3,000 persona mund të kenë zbritur në një park në Londrën e Jugut të shtunën, por shumica janë duke u pajtuar “pa asnjë mërmërimë”, duke dalë nga mbyllja e tyre vetëm një herë në ditë për “ekuivalentin e një shëtitjeje në oborrin e burgut”.

Jam i mahnitur se sai zbutur ka qenë publiku, shkruante Janet Street-Porter në The Independent, veçanërisht duke parë mënyrën tejet zyrtare, se si disa forca policore kanë kërkuar të zbatojnë udhëzimet e qeverisë.

Ata kanë ndaluar njerëzit në makina për t’u kërkuar të justifikojnë udhëtimin e tyre. Në pyllin pranë shtëpisë time në Norfolk, ku rrallë ndesh në më shumë se një grusht njerëzish gjatë një shëtitjeje një orë të gjatë, kanë vendosur porta të lyera me shenja të shëmtuara të verdha që pyesnin: “Pse je sot këtu?” Duket se ne nuk mund të lëvizim me makinë ose të bëjmë një shëtitje në fshat, por nga ana tjetër trenat Eurostar po vazhdojnë udhëtimet dhe aroporti Heathrow ka vazhduar fluturimet.

Nuk ka kuptim. “Nga kanë ardhur gjithë këta policë,” pyeste Tim Stanley në Daily Telegraph. Ata janë kudo. “Unë mendoj se me publikun e izoluar tani në ambiente të mbyllura, policia më në fund ndjehet mjaft e sigurt për të ecur në rrugë”. Por ata duhet të jenë të kujdesshëm për të mos testuar shumë durimin e publikut.

E njëjta gjë vlen edhe për Qeverinë: kur Sekretari i Shëndetësisë kërcënoi javën e kaluar se do të ndalonte ushtrimet në natyrë, nëse më shumë nga ne nuk do të qëndronin në shtëpi, ai “iu afrua shumë prishjes pikërisht të konsensusit social që ai po përpiqet të ndërtojë”. Gjatë javëve të kaluara, vendi ka arritur të mbajë në këmbë një eksperiment të mrekullueshëm të vetëpërmbajtjes. Legjitimiteti i tij është “dëmtohet jo vetëm nga ata që shkelin rregullat, por edhe ata që i zbatojnë” shumë rreptësisht ato. / Bota.al

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat