Punimet për ndërtimin e një aeroporti në Nju Meksiko zbuluan një varrezë masive të mamuthëve, më e madhja në botë.
Në të gjithë territorin e kantierit të hapur janë zbuluar mbetje të mamuthëve, dhe puna pezullohet herë pas here.
Skeletet e gjigantëve që qindra mijëra vjet më parë kishin pushtuar pothuajse çdo kontinent dhe që mbijetuan në Rusinë veriore deri 4 mijë vjet më parë, janë aq të shumtë në terrenin e aeroportit, sa që arkeologët mendojnë se kemi të bëjmë me gjetjen më të madhe të zbuluar ndonjëherë.
Sipas tyre, ky fakt mund t’i japë përgjigje disa pyetjeve mbi zhdukjen e tyre.
Sipas studiuesve, arsyeja e një pranie kaq të madhe vjen nga fakti që kafshët mund të jenë mbytur në një liqen të nëndheshëm.