14 vjeçarja që shkroi historinë: Lexoni 6 fakte për Ana Frankun

Speciale

14 vjeçarja që shkroi historinë: Lexoni 6 fakte për Ana Frankun

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 06:19
Ana Frank

Anneliese Marie Frank lindi më 12 qershor 1929 në Frankfurt am Main, ndërsa vdiq në fillim të muajit mars të vitit 1945 në KZ Bergen-Belsen.

Ishte një vajzë gjermane-hebreje, që ishte fshehur me familjen e saj në Amsterdam, në kohën nacionaliste, por që nuk arriti t’i shpëtonte vdekjes (qe vrarë) para mbarimit të luftës.

Gazeta ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur rreth saj

Image

1. Anne Frank u bë e njohur me ditarin e mbajtur gjatë periudhës së fshehjes. Së shpejti pas ardhjes së Adlof Hitlerit në fuqi, babai i saj vendosi të shpërngulet në Holandë kur ajo ishte vetem 4 vjece.

2. Frank dhe hebrenj të tjerë u detyruan të mendonin se ishin më të ulët dhe të papërshtatshëm për të gjithë të tjerët vetëm për shkak se kishin një besim të ndryshëm fetar.

3. Anne dhe familja e saj u fshehën në Amsterdam më 6 korrik të vitit 1942, një ditë pasi motra e madhe e Anne, Margot, mori një telefonatë për një punë në kampin gjerman.

4. Ata u fshehën më herët se sa kishin planifikuar pas thirrjes së Margot, duke kërkuar strehim në shtëpinë pas zyrës së Ottos në Prinsengracht. Katër hebrenj të tjerë jetonin në aneksin e fshehtë së bashku me familjen Frank.

5. Më 4 gusht  të vitit 1944, të gjithë në aneks u arrestuan. Dikush i kishte telefonuar Policisë Gjermane të Sigurisë për të njoftuar ata se hebrenjtë ishin duke u fshehur në Prinsengracht.

Identiteti i telefonuesit kurrë nuk është zbuluar. Sekretari i Ottos, Miep Gies, i cili i kishte ndihmuar familjes Frank të fshiheshin ndërkaq  i vizitonte shpesh, morri ditarin e Anës, duke shpresuar që një ditë ta kthejë atë tek ajo.

6. Babai i Anne, Otto Frank, ishte i vetmi person i cili mbijetoi nga aneksi sekret.

Ai u kthye në Amsterdam pas çlirimit të Auschëitzit, duke mësuar për vdekjen e gruas së tij. Në korrik të vitit 1945, ai u takua me një nga motrat Brilleslijper, që kishin qenë në Bergen-Belsen me Anne dhe Margot, prej saj ai mësoi se edhe vajzat e tij kishin vdekur.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat