Zbulohet helmeta ilire në Kroaci mbi dy mijë vite e vjetër

Speciale

Zbulohet helmeta ilire në Kroaci mbi dy mijë vite e vjetër

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 23:49
Helmeta ilire në Kroaci

Në pjesën jugore të Dalamcisë, në Kroaci, është gjetur një helemtë ilire e ruajtur në gjendjen më të mirë. Helemeta është gjetur në një rajon shkëmbor, saktësisht në malet e Zakotaracit dhe besohet të ketë qenë aty për më shumë se 2000 vjet.

Pas gërmimeve arkeologët kanë gjetur edhe armë të ndryshme të lashta dhe stoli grash.

Ky zbulim është bërë nga arkeologët e universitetit të Zagrebit në bashkëpunim me muzeun e Dubrovnikut, që besohet se zona ku është gjetur helmeta ilire ishte përdorur për varrimin e anëtarëve elitarë të ushtrisë.

Në po të njëjtën zonë arkeologët kanë identifikuar shumë vende të tjera të panjohura, që mund të kenë mbetje arkeologjike të lashta.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat