Manual i paevitueshëm/ Kështu duhet të mbroheni që ti shpëtoni tërmeteve

Speciale

Manual i paevitueshëm/ Kështu duhet të mbroheni që ti shpëtoni tërmeteve

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:07
Foto Ilustrim

Tërmeti i fundit i gjeti të gjithë pa njohuritë më të vogal se si duhet të reagojmë në momentet e rënies së një tërmeti. Si rezultat njerëzit bënë veprime kaotike dhe shumë prejt tyre bënë veprime të cilat rrisin rrezikun e dëmtimeve.

Udhëzimi i Agjensisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) në Shtetet e Bashkuara, të cialt janë të bazuara mbi përvojën shumë vjeçare të ekspertëve të tërmeteve dhe shërbimeve të shpëtimit kane hartuar disa keshilla.

Këto veprime bazë rrisin gjasat e shmagjes së dëmtimeve dhe të mbiojetesës gjatë tërmeteve.

Ato duhet të praktikohen paraprakisht, vecanëriosht duhet t’u mësohen fëmijëve. Të gjithë elementët e rëndësishëm si vendet e sigurta duhet të identifikohen dhe vendosen paraprakisht.

Nëse jeni brenda: SHTRIHU – FSHIHU– QENDRO
— FSHIHUNI POSHTË ndonjë tavoline, karrikeje, stoli të fortë. Nëse nuk ka asnjë të tillë pranë, kërrusuni ngjitur me ndonjë qoshe të brendëshme të ndërtesës, me kokën e mbrojtur me duart nën pjesën e brëndëshme të turpit të kërrusur.

— MOS VRAPONI për të dalë jashtë. Shumica e lëndimeve apo viktimave gjatë tërmeteve nuk shkaktohen nga shëmbjet e ndërtesave por nga goditjet e objekteve ndërsa nejrëzit hynë apo dalin nga ndërtesa.

— MOS PËRDORNI ashensorët.

— QËNDRONI LARG dritareve, pjesëve të qelqëta. Qëndroni larg mureve të jashtëm të ndërtesës. Qëndroni larg çdo gjëje që mund të bjerë, si abazhurë, apo mobilje.

— QËNDRONI NË KREAVT, nëse jeni në krevat në çastin e goditjes së tërmetit. Mbulojeni kokën me jastëk. Nëse krevati ndodhet poshtë ndonjë abuzhuri, braktiseni krevatin dhe shkoni në vendin e sigurtë më të afërt.

— QËNDRONI BRENDA brenda deri sa të ndërpriten lëkundjet dhe është e sigurt për të dalë jashtë.

Nëse jeni jashtë: QËNDRONI
— QËNDRONI ku jeni dhe prisni.

— LARGOHUNI nga ndërtesat, shtyllat e dritave, pemët, telat elektrikë.

Nëse jeni në makinë: NDALONI
— NDALONI sa më shopejt që t ëmudneni pa rrezikuar me frenim të menjëhershëm. Hapni krahun buzë rrugës.

— SHMANGNI NDALIMIN pranë ndërtesave, pemëve mbikalimeve apo shtyllave.

— SHMANGNI KALIMIN në mbikalime, ura

— LËVIZNI NGADALË pas tërmetit duke u siguruar që në rrugë nuk ka dëmtime.

Nëse jeni zënë nën rrënoja:
— MOS NDIZNI shkrepëse apo çakmakë

— MBULOJENI GOJËN me shami apo rrobë dhe merrni frymë përmes saj.

— MOS LËVIZNI apo të godisni me këmbë mbetjet

— GODISNI me dorë në ndonjë tub apo mur që krëkuesit të mund t’ju gjejnë.

— MOS BËRTISNI nëse mundeni, deri sa të bjerë pluhuri—e bërtitura mund të bëjë që të thithni pluhura të rrezikshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat