Kafsha më e trafikuar në botë që shitet “për qëllime mjekësore”

Speciale

Kafsha më e trafikuar në botë që shitet “për qëllime mjekësore”

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:48
Pangolina

E qetë dhe e vetmuar. Pangolina ka pak armiq natyralë në habitatin e saj. Mirëpo studiuesit thonë se kafsha e quajtur pangolinë, është gjitari më i trafikuari në botë.

Trupi i jashtëm i saj është mjaft i veçantë dhe kjo del të jetë arsyeja pse shumë persona kërkojnë t’ia shkulin për ta përdorur në mjekësinë kineze. Ata pretendojnë se trupi i saj ka veti shëruese.

Policia e Afrikës së fundmi ka kapur disa persona që tentonin ta kontrabandonin pangolinën. Ata janë arrestuar ndërsa në bagazhet e veturave është gjetur një e tillë. Kafsha është dërguar për trajtim nga veterinerët.

Siç BBC, kafsha në fjalë ka qenë interes edhe për studiuesit gjatë pandemisë së koronavirusit.

Viruse të ngjashëm janë gjetur në pangolinat e trafikuara, që dyshohet se mund të shkaktojnë transmetim të virusit tek njerëzit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat