Njerëzimi do të zhduket?

Speciale

Njerëzimi do të zhduket?

Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Speciet dominante që janë të përhapura në mbarë botën, janë të pambrojtura gjatë zhdukjesmasive, sikurse edhe speciet e brishta të cilat janë të kufizuara brenda një zone, thuhet në një studim të ri, raporton AFP.

Pasi Toka po hyn atë që njihet si shkatërrimi i gjashtë i jetëve në gjysmë miliard vitet e fundit, ky mund të jetë lajm i keq për njerëzimin, thonë studiuesit

Zhdukja më masive e fundit kishte ndodhur 66 milionë vite më parë, kur një asteroid gjigant zhduki përgjithmonë epokën e dinozaurëve – pas 150 viteve të ekzistencës

Në krahasim me këtë, njerëzit janë këtu për një të dhjetën e asaj kohe. Përtej këtyre momenteve të “rebelimit” planetar, nga të cilat secila ka asgjësuar 50-95 për qind të formave të jetës, speciet kanë tendencë të zhduken me normën që shumë pak ka ndryshuar.

Nga pesë shuarjeve të mëparshme, norma është rritur për të paktën 100 herë. E këtu jemi sot.

“Normat e zhdukjes në mesin e grupeve moderne të kafshëve janë të larta, nëse jo më shumë, si ato që i shohim në të dhënat fosile të periudhës së zhdukjes në masë”, shpjegoi profesori Alexander Dunhill nga Universiteti i Leedsit, i cili është autor kryesor i studimit.

Shumica e zhdukjeve masive ishin të lidhura me ndryshimet klimatike, të ndikuara nga disa ngjarje kataklizmike.

Dunhill thotë se organizmat nuk janë në gjendje t’i përshtaten shpejtë ndryshimeve të kushteve dhe për këtë arsye po vdesin.

Duke studiuar fosilet e kafshëve gjatë ngjarjeve ku 80 për qind e specieve pushojnë së ekzistuari, Dunham dhe kolegu i tij, Matheë Ëillis, janë interesuar të dinë nëse speciet e përhapura më shumë në aspektin gjeografik kanë kaluar më mirë. Përgjigja ishte: JO!

A do të aplikohen të njëjtat rregulla për speciet e sotme, përfshirë edhe planetin tonë? Dunhill thotë se ekzistojnë paralele shqetësuese.

Me shpërthimin e vullkaneve rreth 200 milionë vjet më parë, është hedhur një sasi e madhe e dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjera në atmosferë duke shkaktuar një ngrohje të shpejtë globale dhe vdekjeprurëse.

Dunhill thotë se aktivitetet e sotme njerëzore kanë krijuara të njëjtat kushte. Gjithashtu, shkatërrimi i ambientit dhe shfrytëzimi i përgjithshëm i mjedisit nga njeriu, janë forcat kryesore lëvizëse të zhdukjes së sotme masive.

Njerëzit mund të jenë qenie më të shkathëta dhe elastike se çdo tjetër që lëvizte në këtë planet. Por, shumica e popullatës botërore varet nga bota natyrore – ushqimi, uji dhe energjia. Ndaj “trazirat” e shpejta në mjedisin natyror do të ndikojnë në mënyrë shumë negative tek njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat