Vrasjet me para në Ballkan: Me snajper kushton 150 mijë euro

Speciale

Vrasjet me para në Ballkan: Me snajper kushton 150 mijë euro

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 15:30
Ilustrim

Një vrasje profesionale ka shuma marramendëse. Urdhëruesit janë të gatshëm të paguajnë edhe 150 mijë euro, tregojnë për CdM atë të veshurit me këtë problem.

Sipas portalit malazias, Cafe Del Montenegro, nëse shënjestra është person cili i ka ikur njëherë vrasjes apo ka ndonjë funksion të lartë dhe ka mbrojtje me vete, çmimi mund të shkojë përtej kufijve. Ndërsa vrasësit tanë profesionist që e kryejnë këtë detyrë, zakonisht janë nga rajoni, nga Bosnja, Serbia dhe Shqipëria.

Për 8 dit ë në Mal të Zi kanë ndodhur dy vrasje, të cilat janë rrënjësisht të planifikuara, të urdhëruara.

E para ka ndodhur me 18 korrik, ku të shtënat që kanë ndodhur në prani të fëmijëve të mitur dhe gruas së tij, e vranë Baran Igor Mitrovic.

“Të gjithë gjurmët e vrasësit, i cili është në moshë të mesme, po na drejtojnë drejt Bosnjës dhe Hercegovinës. Mënyra se si ka ndodhur vrasja, para gruas dhe fëmijë, na dëshmon se ka të bëjë për vrasje profesionale”, thonë burimet e Cdm.

Nga të shtënat që kanë ndodhur në orën 01: 20 pas mesnatës në Herceg Novi, është vrarë 65 vjeçari Niko Roganovic, babi i Duska Roganovica i cili në eksplozionin që u bë në prill humbi këmbën.

Niko Roganovici, siç e kemi mësuar, është ndjekur nga pas duke u kthyer në shtëpi nga lokali i tij dhe është vrarë para banesës ku ka jetuar. Sipas njohurive tona, dyshohet që kjo vrasje është pjesë e zhdukjes të fisit Kavackog dhe Skaljaeskog.

Siç e kemi mësuar, rreth shtëpisë të Roganovicit janë parë njerëz të panjohur që kanë tentuar që ta sulmojnë Nikon dhe për këtë rast policia ka qenë e njoftuar dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku dhe kanë marr edhe video incizime nga kamerat e sigurisë.

“Autorët e këtyre likuidimeve zakonisht janë pjesë e ndonjë organizate kriminele. Vrasësit profesional është shumë e rëndë për t’i gjetur dhe këta kryesisht kanë qenë pjesë e policisë, ushtrisë dhe organizata të ngjashme, ku e kanë perfeksionuar përdorimin e eksplozioneve dhe armëve të ndryshme”, shpjegon për Cdm kriminologu Darko Trifunovic.

Tek ne vrasjet zakonisht ndodhin për shkak narko- biznesit dhe në mes klaneve që e shohin si konkurrent njëri – tjetrin.

“Ekzistojnë edhe dark- net ku paraqitet edhe fillestarët dhe e kryejnë një vrasje për shumë pak para, kjo është një web faqe e internetit që e përdorin personat që janë të prirur për punë kriminele që mundohet t’i largohen ligjit. Kur vrasjet ndodhin në Mal të Zi, dyshohet se autorët janë nga rajoni. Gjithashtu kjo vlen edhe për vrasjet në Serbi, Bosnjë dhe Shqipëri”, ka thënë Trifunovici, duke theksuar se vrasjet pa asnjë motiv janë më të rënda për t’u zbuluar.

Triunfovici gjithashtu ka thënë se zhdukja e dy tonëve kokainë ka ngjallur luftë në mes klaneve kriminale tek ne dhe në rajon.

“Njerëzit që janë dyshuar si bartës të aktiviteteve kriminale në Mal të zi dhe Serbi, nëpërmes Sretena Jocica të njohur ndryshe si Joca Amsterdam, Andrije Draskovica Dhe Slobodan Djrovica Baranina tashme janë në burg. Çdo gjë tregon se tani po bëhet një ristrukturim i fuqisë të mafies shqiptare, dhe aktivitetet e saj në këto vende “, tha Trifunoviç.

Një rolë të rëndësishëm për vrasësit është edhe përkrahja logjike për atë që i pret. Kryesisht viktima përcillet dhe zbulohen hapat e tij të radhës që i përshtatet vrasësit për ta vrarë viktimën. Kriminologu beson se gjëja thelbësore për luftimin dhe zgjidhjen e këtyre konflikteve është përqendrimi mbi ata që do të kenë një motiv për të punësuar njerëz për të ekzekutuar likuidimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat