Shumica e alienëve janë xhuxhë

Speciale

Shumica e alienëve janë xhuxhë

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 06:53
Ilustrim

Shumica e jashtëtokësorëve që vizitojnë Tokën janë shkurtabiqë, respektivisht kanë një gjatësi trupore më të vogël sesa 1,2 metra.

 Kështu të paktën thotë fizikani David Webb, i cili analizoi rreth 2000 raste të takimeve të afërta me alienët, me ç’rast konstatoi se alienët mund të kategorizohen në tri kategori.

“Pjesa më e madhe prej tyre janë xhuxhë, të cilët kanë helmeta dhe rroba reflektuese metalike. Ata në përgjithësi nuk komunikojnë me njerëzit. Grupi i dytë përbëhet nga krijesat e ngjashme me njerëzit, me gjatësi trupore 1.5 deri 1.8 metra. Ata shihen në grupe dhe janë të përfshirë në rrëmbimin e njerëzve. Ata shpesh komunikojnë me njerëzit.

Në kategorinë e tretë gjenden gjigantët, të cilët janë të paktën 2.1 metra të gjatë. Që të gjitha këto lloje të alienëve bartin rroba njëpjesëshe, të gjata deri te fundi i duarve. Shumica prej tyre nuk kanë armë, por ata e mbajnë situatën nën kontroll”, thotë Webb.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat