Më 1 janar nuk vjen vetëm 2018-ta

Speciale

Më 1 janar nuk vjen vetëm 2018-ta

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 12:06
Ilustrim

Fishekzjarrët nuk do të jenë të vetmet që do të shkëlqejnë qiellin e mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Spektaklit të tyre do t’i shtohet edhe ndriçimi i super hënës.

Agjencia NASA ka raportuar se hëna e plotë për vitin 2018 do të shfaqet pikërisht mbrëmjen e parë të Janarit, por edhe përgjatë javëve në vijim.

Super hëna gjatë këtyre ditëve do të jetë 14% më e madhe në përmasë dhe do të shkëlqejë 30% më tepër.

NASA njofton gjithashtu se hëna e plotë do të shfaqë edhe një eklips të përgjithshëm hënor pasi Toka, Dielli dhe Hëna, do të vendosen në mënyrë të tillë që Toka do të bllokojë dritën e diellit duke i dhënë Hënës një ngjyrë të kuqërremtë.

Ky fenomen hapësinor do të jetë i dukshëm në Amerikën Veriore, mbi Oqeanin Paqësor deri në Azi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat