Fakte për alienët? Në shpellën misterioze zbulohen skulptura të çuditshme

Speciale

Fakte për alienët? Në shpellën misterioze zbulohen skulptura të çuditshme

Më: 29 janar 2018 Në ora: 19:51
Disa nga skulpturat janë bërë nga materiale të njëjta, të cilat i kanë përdorur astekët e lashtë, si shkëmbi vullkanik dhe gurë të krijuar nga llava e ftohur, të cilët janë të ngjashëm me granitin.

Disa skulptura me sy të mëdhenj dhe koka të zgjatura janë gjetur në një shpellë në Meksikë, ndërsa vjetërsia e tyre vlerësohet të jetë 5 mijë vjet.

Teorikët e konspiracionit pohojnë se këto artefakte të çuditshme iu takojnë jashtëtokësorëve që kanë vizituar Tokën para mijëra vjetësh, ose skulpturat janë bërë nga njerëzit, të cilët i kanë parë.

Disa nga skulpturat janë bërë nga materiale të njëjta, të cilat i kanë përdorur astekët e lashtë, si shkëmbi vullkanik dhe gurë të krijuar nga llava e ftohur, të cilët janë të ngjashëm me granitin. Në disa prej tyre shihen edhe mbetjet e ngjyrave.

Hulumtuesi Klaus Dona thotë se këto objekte të gjetura nuk mund të shpjegohen shkencërisht, pasi janë të pazakonshme dhe të çuditshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat