Ku humbi Ludmilla? Misteri e ish-gruas së Vladimir Putin

Speciale

Ku humbi Ludmilla? Misteri e ish-gruas së Vladimir Putin

Më: 25 prill 2018 Në ora: 12:45
Thuhet se u takua me Vladimir Putin në Leningradin e asaj kohe, tani Shën Pjetërburg në fillim të viteve ’80 të prezantuar nga një mik i përbashkët.

Shumë pak dihet për jetën personale të Vladimir Putin, një prej njerëzit më të fuqishëm të globit, që drejton Rusinë prej thuajse dy dekadash.

Ata pak gazetarë rusë që kanë guxuar të rrëmojnë e përgjojnë nga “vrima e çelësit” për udhëheqësin e Kremlinit, ashtu siç raporton Newsweek në 2014, përcillen me “mirësjellje”, disa madje edhe janë dorëhequr.

Akoma më pak dihet për Ludmillën, ish-bashkëshorten e Vladimir Putinit, me të cilën ai ishte i martuar për 3 dekada, deri kur njoftuan divorcin në 2013. Tre vite më vonë u raportua se ajo ishte martuar sërish, me një burrë 20 vite më të ri, por askush nuk e konfirmon dot.

Edhe sot, për Ludmilën dhe dy vajzat e saj me Presidentin rus pak dihet. Aq sekrete është jeta e tyre, sa në Rusi janë përhapur lajmet se ish-bashkëshortja e Presidentit i është bashkuar një manastiri.

Por çfarë dihet për Ludmillën? Më poshtë lista e atyre pak gjërave që qarkullojnë për të, sipas Newsweek:

Image
1 - Para se të martohej me Vladimir Putin në vitin 1983, punonte si stjuardesë në kompaninë ruse të fluturimeve, Aerflot. Flet mirë frengjisht, gjermanisht dhe spanjisht.
Image
2 – Thuhet se u takua me Vladimir Putin në Leningradin e asaj kohe, tani Shën Pjetërburg në fillim të viteve ’80 të prezantuar nga një mik i përbashkët.
Image
3 – Ludmilla dhe Vladimir kanë dy vajza, Maria dhe Katerina, që kanë lindur në përkatësisht në 1984 dhe 1985. Pak dihet për to pasi të dy prindërit i kanë mbajtur larg syrit publik. Edhe kur vazhduan universitetin, dy vajzat u regjistruan dhe përfunduan studimet nën emra të rremë, për të mos zbuluar identitetin e tyre.
Image
4 – Pas punës i agjent i KGB-së, në vitet ’80, çifti u rikthye në Shën Pjetërburg, ku Putin nisi të punojë për qeverinë. Reuters ka raportuar se megjithëse Ludmilla kishte ambiciet e veta, Vladimir dëshironte që të mbante larg vëmendjes publike e mediatike.
Image
5 – Reuters raporton gjithashtu se Ludmilla nuk e kishte fort përzemër dhe nuk i pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes dhe as roli si Zonja e Parë e Rusisë.
Image
6 – “Me tregonte se nuk i pëlqente as të udhëtonte shumë, as të shfaqej në publik. Nuk ishte gati për rolin e Zonjës së Parë, që e zuri të papërgatitur!”, deklaronte në 2013, Slava Zaitsev, një stiliste ruse që vishte Ludmillën.
Image
7 – Në 2013, gjatë shfaqjes “La Esmeralda” në Kremlin, çifti njoftoi publikisht divorcin. “Martesa jonë përfundon për faktin se ne mezi shohim njëri-tjetrin. Vladimir është plotësisht i zënë me punën e tij. Famijët tanë janë rritur tashmë dhe mua sinqerisht nuk më pëlqen publiciteti, vëmendje”, deklaronte Ludmilla.
Image
8 – Ajo e mbajti fjalën dhe ka qendruar larg vëmendjes mediatike e publike që prej asaj kohe, aq sa në shtypin rus qarkulluan lajme se ishte bërë murgeshë.
Image
9 – Në 2016 u raportua se Ludmilla ishte martuar sërish, këtë herë me një burrë thuajse 20 vjet më të ri, Artur Cheretny. Artur është drejtor i organizatës jofitimprurëse, Qendra për Zhvillimin e Komunikimeve.
Image
10 – Së fundmi thuhet se çifti ka blerë një vilë në jug-perëndim të Francës me një vlerë prej 7.46 milionë dollarë. Raportohet se vila është nën rikonstruksion, por shifra me të cilën është blerë ka ngritur pyetjet mbi pasurinë misterioze të Vladimir Putin, që një ish-këshilltar i Qeverisë ruse e përllogarit në 70 miliardë dollarë.
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat