Comoedia (1927)/Telegrami ekskluziv i Aleksandër Moisiut, para se të nisej në Amerikë: “Faleminderit Paris!”

Speciale

Comoedia (1927)/Telegrami ekskluziv i Aleksandër Moisiut, para se të nisej në Amerikë: “Faleminderit Paris!”

Aurenc Bebja Nga Aurenc Bebja Më 8 maj 2018 Në ora: 08:46
Letra

“Comoedia” ka botuar, të dielën e 6 nëntorit 1927, në ballinë, telegramin e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiut, dërguar asokohe kryeredaktorit të po kësaj gazete kulturore franceze, Z. Gabriel Boissy.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për publikun shqiptar, dokumentin ekskluziv :

Parisi i ka bërë një mikpritje të paanshme e të sinqertë Z. Aleksandër Moisiut dhe trupës që e shoqëroi, ashtu si Franca di gjithmonë t’u rezervojë gjërave cilësore të mendjes dhe artit.

Z. Moisi, shumë i prekur ndaj kësaj pritjeje, i dërgoi dje kryeredaktorit tonë, para se të merrte anijen në Boulogne (Bulonjë) për Amerikë, telegramin në vijim :

Gabriel Boissy, Comoedia, Paris.

“Para se të nisem për në Amerikë, më lejoni, nëpërmjet jush, t’i shpreh falenderimin tim Parisit, për pritjen e ngrohtë që iu bë trupës time dhe mua nga shokët e mi francezë, nga publiku dhe veçanërisht nga Comoedia. Kjo mikpritje do të më mbetet e paharrueshme, si një ndër gëzimet më të mëdha të jetës sime.”

Aleksandër Moisiu

Lajmin mund ta lexoni në këtë link: Comoedia (1927)/Telegrami ekskluziv i Aleksandër Moisiut, para se të nisej në Amerikë: “Faleminderit Paris!”

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat