Zbulimi i madh: Minerali armë kundër ngrohjes globale

Speciale

Zbulimi i madh: Minerali armë kundër ngrohjes globale

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 19:16
Ilustrim

Pas shumë viteve me temperatura të larta, ka gjithnjë e më tepër shkatërrim të jetës detare dhe akumulim të plastikës në oqeane dhe tani është e qartë se deri kur kanë arritur problemet si pasojë e ngrohjes globale dhe ndikimit të njeriut në natyrë.

Një pjesë e problemit është niveli i dyoksidit të karbonit që prodhojmë - aq më shumë ka, sa më shumë ngroh planetin tonë.

Ndërsa shumë vende tashmë po përparojnë me iniciativa për të ulur ngrohjen globale, shkencëtarët anembanë globit po kërkojnë një mënyrë për të ulur emetimet e dyoksidit të karbonit dhe, të paktën, të zvogëlojnë efektin serë.

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti kanadez Trent mendon se ka pasur sukses në këtë drejtim.

Hulumtuesit kanë zbuluar një mënyrë të shpejtë për të prodhuar një mineral që mbledh dyoksid karbonin. Ata besojnë se duke lidhur këtë mineral me akumulimin e karbonit - mënyrën se si dyoksidi i karbonit ruhet nën tokë - ai do të reduktojë ndjeshëm përqendrimin e CO2 në atmosferë.

Nëse përdoret globalisht dhe industrialisht, kjo do të ishte një mundësi për të larguar dyoksidin e karbonit nga atmosfera dhe për të ruajtur atë në afat të gjatë.

Shkencëtarët, duke prezantuar punën e tyre në Konferencën Goldschmidt në Boston, shpjeguan se si magnezi formohet në temperatura të ulëta. Kjo do të thotë se mund të prodhohet shpejt dhe me çmim të ulët, gjë që do të lejonte përdorim të gjerë në industri.    

Udhëheqësi i projektit, profesor Ian Power tha se puna e tyre tregoi dy gjëra - duke shpjeguar se si dhe me çfarë shpejtësie formohet magnezit, i cili është një proces që kërkon mijëra vjet në sipërfaqen e Tokës.

Mënyra e tyre, shtoi ai, po e përshpejton procesin në mënyrë dramatike. Kjo është bërë duke përdorur mikrosferat polistiren si një katalizator që përshpejton formimin e magnezit.

Ata pranojnë se e gjithë ideja është në fazën eksperimentale, por shpresojnë se do të ketë sukses në realizimin e saj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat