Të jetosh në botën e Nënë Terezës, mes një bekimi dhe dashurie hyjnore

Speciale

Të jetosh në botën e Nënë Terezës, mes një bekimi dhe dashurie hyjnore

Beqir Sina – Romë Itali Nga Beqir Sina – Romë Itali Më 5 shtator 2018 Në ora: 17:53
Vatikan

ROMË ITALI : Të mos e harrojmë shembullin e madh që na la Sh?n Nënë Tereza e të mos mjaftohemi ta kujtojmë vetëm me fjalë! Të marrim guximin për ta vënë gjithnjë në vend të parë njeriun me të drejtat e tij themelore. Nj? lutje t? veçantë ia drejtojm? p?r popullin shqiptar, kudo. Na ndihmoftë e na shoqëroftë nga qielli! njoftoi sot Radio Shqip i Vatikanit.

Duke dhënë kumtin se më 5 shtator, kalendari liturgjik i Kishës katolike kremton festën e Shën Nënë Terezës, një jetë në shenjë të dashurisë së Krishtit e të dashurisë ndaj më të varfërve ndër të varfër.

Festa kishtare liturgjike përkon me atë mbrëmje të paharrueshme 5 shtatorit 1997, kur në Kalkutë ndërroi jetë Nënë Tereza. Kujtimi i saj është i gjallë në zemrën e secilit nga ne, në mbarë Kishën e në mbarë botën. Kjo grua e vogël, e ardhur nga një familje e thjeshtë shqiptare, me forcën e besimit në Zotin, diti të kryejë një vepër të mrekullueshme dashurie për të afërmin, posaçërisht për më të varfrin.

Në të vërtetë Shën Nënë Tereza ishte dhuratë e Zotit për të varfrit më të varfër; e njëkohësisht, pikërisht për shkak të dashurisë së saj të jashtëzakonshme për të mjerët, qe e mbetet dhuratë e jashtëzakonshme për Kishën e për botën. Ajo ia dhuroi plotësisht vetveten Zotit, gjë që e përsëriste çdo ditë në lutje. Ishte pikërisht kjo dhuratë bërë Zotit, ajo që e çoi në dhurimin e plotë të vetvetes në shërbim të të afërmit e në mënyrë të veçantë të më varfërve ndër të varfër.
Në buzëqeshjen, në gjestet, në fjalët e Sh?n Nënë Terezës, Jezusi vijoi të ecte në rrugët e botës si Samaritan i mirë, e vijon ta bëjë këtë përmes misionareve e misionarëve të bamirësisë, që formojnë familjen e madhe shpirtërore të themeluar prej saj. Në festën liturgjike, Kisha katolike na fton ta kremtojmë festën e kësaj Shenjte dhe në jetën e përditshme t’i imitojmë në gjestet thellësisht ungjillore që Nënë Tereza pati ndaj çdo njeriu, atij që qe i varfër materialisht e atij që qe i varfër shpirtërisht.

Pra, sot në kremtimin e Shën Nënë Terezës, misionares së madhe të Indisë e të mbarë botës. Bija e motra më të madhe të popullit shqiptar, na la trashëgim këtë autoportret:

"Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit". M’u besua misioni të kumtoj dashurinë e etur të Jezusit për njerëzimin, veçanërisht për më të varfërit ndër të varfër, mesazhin se "Hyji vijon ta dojë botën dhe na dërgon ty e mua për t'u shprehur të varfërve dashurinë dhe mëshirën e Tij". Në shpirtin tim, përplot me dritën e Krishtit e me dashuri të zjarrtë për Të, kishte një dëshirë të vetme : "Të shuaja etjen e dashurisë së Tij për shpirtrat njerëzore".

Shenjtërimi i Nënë Terezës, më 4 Shtator 2016, në Selinë e Shejtë, në Vatikan nga Papa Francesku, natyrishtë, që ka qenë një moment historik, për të gjithë shqiptarët, në trojet e tyre dhe në diasporë, ashtu edhe për mbarë njerëzimin.

Ajo ishte një ditë që bënë jetosh në botën e Nana Terezes, mes një bekimi dhe dashurie hyjnore, të marr prej saj gjatë gjithë jetes tende.

Në sheshin para Bazilikës së Shën Pjetrit, dy vjet më pare ishim aty ku u mbajt ajo mesha e mëdha, dhe ku u zhvillua një ceremoni, gjatë dy ditëve në Romë(3 dhe 4 Shtator 2016), me rastin e kësaj ngjarjeje të veçantë, që mblodhi edhe personalitete nga e gjithë bota, e afro gjysmë milioni njerëz në meshën e kanonizimit.

Edhën në Vatikan, sheshin e famshëm të Shen Pjetrit, njerëzit nga fetë dhe sferat e jetës të ndryshme, morën pjesë në Meshën e Mëshirës, të organizuar nga Vatikani, për festimin e kanonizimin e Nënë Terezës, e cila kishte filluar nga njëqindvjeçari i Hall Rabindra dhe shkoi nëpër rrugët e kryeqytetit, të saj deri në Vatikan.

Në këtë ngjarje, të madhe, morën pjesë, edhe qindra mijëra pelegrinë nga mbarë planeti, përfshirë, edhe ata qindra shqiptarët e Amerikës, të cilët jo vetëm morën pjesë në Vatikan – e Romë, në të gjitha aktivitetet, por së bashku ata edhe patën rastin e shgetuan nëpër gjithë Italinë, e lashtë, me një udhëtim mbresalënës, që kurr nuk do të harrohet, thonë edhe sot ata mbasi janë kthyer.

Për shqiptarët e Amerikës, organizatorët të këtij shtegtimi, nga Amerika, ishin: Kisha Katolike Shqiptare Zoja Pajtore, në Detroit me meshtarin, Dom Nue Gjergji, Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” – New York, me meshtar Dom Pjetër Popaj, dhe grupi i udhëhequr, nga ish Kongresmeni republikan i New Yorkut, Joseph J. DioGuardi, me zonjën Shirli Cloyes DioGuardi, me anëtarët e Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane.

Kurse, unë, së bashku me Drejtorin e Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës, ALBTVUSA, në Michigan, zotin Gani Vila, kameromanin e talentuar Manol Xhafa, dhe Drejtorin e Televizionit “Alabanian Culture” nga New Yorku, zotin Adem Belliu, patëm rastin t’a mbulojmë drejtpërsëdrejti këtë ngjarje historike, nga Vatikani, Roma, dhe gjithë Italia e lashtë, me synimin për të ju a sjellur atë të gjallë(live) atë udhëtim historik të shtegtarëve shqiptarë nga Amerika, në Itali, gjatë javës së Shejtërimit të Nëna Terezes.

Ndërsa, në takimet e veçanta në këtë ceremoni, po ashtu pati dhe shumë klerikë të ftuar në këtë ceremoni, që u takuan dhe u përshëndetën me Atin e Shejtë Papa Franceskun, përfshirë, edhe ata shqiptarë, nga SHBA, që nga afër morën një fotografi nëpërmjet telefonave dhe Iphone të tyre, nga sheshi i Bazilikës së Shën Pjetrit, me Papa Franceskun gjatë rreth rrotullimit të tij tradicional me papa-mobil në Sheshin para Bazilikës së Shen Pjetrit në ceremonitë e zhvilluara me këtë rast.

Mes atyre që u takuan atë ditë duke shtrënguar edhe duart me Papa Franceskun, ishte dhe Dom Nue Gjergji, një klerik shembullor, meshtar i dalluar në Kishën Katolike Shqiptare në Amerikë, njëkohësisht, dhe vëllai i biografit të shquar të Nëna Terezes, Dom Lush Gjergjit, studiuesit dhe autorit të disa botimeve, të lidhura me jetën dhe figurën e Nëna Terezes, dhe kontributin e disa figurave të shquara shqiptare.

Dom Nue Gjergji, i cili për të festuar së bashku me shqiptarët e tjer, zgjodhi një shtegtim të veçantë, së bashku me më shumë se 200 besimtarë shqiptarë, nga Detroiti, për të festuar kanonizimin e Nënë Terezës, duke iu bashkuar kështu atyre qindra adhuruesve të Shën Terezës, si pjesë në një udhëtim në Italinë, e bukur, dhe tokën e Bekuar, për të festuar kanonizimin e saj nga Nëna Tereze, tek Saint Teresa of Calcuta, që u zhvillua në Qytetin e Vatikanit, në Itali të dielën e më 4 Shtator, 2016, thotë, se “ai dhe të gjithë shqiptarët përjetuan momente të jashtëzakonshme në jetën e tyre”.

Qindra shqiptarët nga Amerika, të Shën Terezës, që morën pjesë për të festuar kanonizimin e saj nga nëna tek Saint , që u zhvillua në Qytetin e Vatikanit Italisë, qendruan më pas në atë që u quajt: “Java e të Shejetës Tereza”, duke eksploruar gadushillin Apeninë – Italinë, “çizmen” e saj nga pika më jugore e, deri në veri të saj .

Dhe, shkas u bë me këtë rast përsëri emri i madhë i Nënë Terezes, e njohur si “shenjtorja e të varfërve” gjatë jetës së saj, e cila tani është një e Shenjt i Kishës Katolike, 19 vjet pas vdekjes së saj.

Meshtari i Kishës Zoja Pajtore, Dom Nue Gjergji, i cili ishte i pranishëm aty në meshën në sheshin e Shën Pjetrit, kur Papa Francis, ka kanonizuar Nënë Terezën në Vatikan më 4 shtator, pati fatin e madh si tregon ai dhe kjo foto, të shtrëngojë dorën me Papa Franceskun dhe të shkëmbej përshëndetje me Atin e Shejtë.

Ai tha se : “Kjo, është me të vërtetë një nder i madh për mua të jem i pranishëm, por edhe për të përfaqësuar besimtarët katolik shqiptarë, nga Detroiti, sepse, Nëna, kishte një dashuri të madhe për të gjithë njerëzit në mbarë botën dhe për shqiptarët e gjakut të saj. Andaj për mua dhe besimtarët shqiptarë nga Detroiti, ishte një nder, sepse kjo ngjarje në shenjtërimin, kanonizimin e saj, në Romë të dielën e kaluar, më dha mundësinë të takohem edhe me Atin e Shejtë Papa Franceskun, i cili ishte një moment i një gëzimi të madh. “

Kurse, besimtarët nga Detroiti, shkruajnë në profilin e fotografisë së takimit mes meshtarit i Kishës Zoja Pajtore, Dom Nue Gjergji, në meshën në sheshin e Shën Pjetrit, dhe Papa Francis:” Takim i paharruar mes Papa Françeskut dhe Dom Ndue Gjergjit me rastin e shenjterimit te Nënë Terezës, këta njerëz te mëdhenj me zemër te madhe, shërbëtor të Krishtit dhe te njerëzimit, lajmëtarë te paqes, rrezatues te dashurisë dhe artizanë te mëshires, ashtu siç ishte edhe Shën Tereza – Zoti i ruajt dhe i bekofte!I”

Grupi i pelegrinëve nga Detrotit, Kisha Katolike Shqiptare Zoja Pajtore me meshtar Dom Nue Gjergjin, vizitojë , Vatikanin, Romën dhe Asisin, gjatë atyre ditëve, i njohur ky qytet i lashtë dhe panoramanik si vendlindja e Shën Françeskut, mbrojtës i shejtë i Italisë.

Papa bekon të gjithë Shqiptarët, që lidhen ngushtë me Nënë Terezën

Po atë ditë të shenjtë Papa Françesku, gjate lutjes se Engjëllit te Tënzot, ne Sheshin e Shen Pjetrit ne Vatikan, më 4 shtator 2016 : bekon kombet, që lidhen ngushtë me Nënë Terezën, dhe në mënyrë të veçantë kombin shqiptarë, që lindi Nënën e madhe, Nëna Terezen.

Deshmitarë, të këtij kremtimi madhështor, të kanonizimit të Nëna Terezes, që ishin shumë pranë altarit , ku u krye dhe procesioni i Shejtërimit në Sheshin e Shën Pjetrit , i thanë gazetës Bota sot, se Papa Françesku, ka qenë i ngallëzyer, teksa shikonte kaq shumë shqiptarë në Sheshine Shën Pjetrit, dhe flamurin kuq e zi si dhe protretin e Nëna Terezes.

Disa herë gjatë rrugëtimit të tij me mobilin papal - në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Francesku, bëri me dorë duke duke bekuar shtegtarët shqiptarë, që mbanin në duar flamurin tonë kuq e zi dhe atë të Kosovës.

Mirëpo, në një moment kulminat si duket edhe në këtë fotografi, e marrë nga rrjetet sociale në internet, Ati i Shejtë Papa Françesku, duket se ka pranuar dëshirën e shtegtarëve shqiptarë të fotografohet me një grup vajzash shqipëtare, të cilat kan veshur bluzat e kuqe me shqiponjën dykrenare dhe para Papa Franceskut mbajnë me krenari flamurin tonë, kombëtar flamurin kuq e zi.

Papa Francesku : Të dashur vëllezër e motra,

Ndërsa po i afrohemi përfundimit të këtij kremtimi, dëshiroj t’ju përshëndes e t’ju falënderoj ju të gjithëve, që morët pjesë.

Në mënyrë të posaçme, Misionaret e Misionarët e Bamirësisë, familje shpirtërore e Nënë Terezës. Themeluesja juaj Shenjte ju ruajtët gjithnjë në udhën tuaj e ju nxjerrtë hirin të jeni përherë besnike ndaj Zotit, Kishës, të varfërve.

Me mirënjohje plot respekt përshëndes autoritetet e larta të pranishme, posaçërisht ata të vendeve, që lidhen në mënyrë të veçantë me figurën e Shenjtores së re, si dhe delegacionet zyrtare e shtegtarët e panumërt, ardhur nga këto vende, në këtë rrethanë të lumtur. Zoti i bekoftë Kombet tuaja!

E me dashuri ju përshëndes të gjithë ju, të dashur vullnetarë e veprimtarë të mëshirës. Ia besoj secilin nga ju mbrojtjes së Nënë Terezës: ajo ju mësoftë ta kundroni e ta adhuroni çdo ditë Krishtin e Kryqëzuar, për ta njohur e për t’i shërbyer në vëllezërit nevojtarë. E kërkojmë këtë hir edhe për të gjithë ata, që u bashkuan me ne përmes mediave, në të katër anët e botës.

Në këtë çast dëshiroj t’i kujtoj të gjithë ata, që e shkrijnë jetën në shërbim të vëllezërve, në rrethana të vështira e të rrezikshme. Mendoj posaçërisht për shumë Rregulltare, që e dhurojnë pa kursim jetën e tyre. Të lutemi posaçërisht për rregulltaren misionare spanjolle, motrën Izabela, që u vra dy ditë më parë në kryeqytetin e Haitit, vend i vënë në sprovë të rëndë, për të cilin uroj të marrin fund këto akte dhune e të ketë më shumë siguri për të gjithë. Kujtojmë edhe motra të tjera që, kohët e fundit, pësuan dhunë në disa vende.

E bëjmë këtë, duke iu drejtuar në lutje Virgjërës Mari, Nënë dhe Mbretëreshë e gjithë shenjtorëve.

Image
Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat