Dëshmitë: Zhduket plotësisht ishulli - Bota Sot
Dëshmitë: Zhduket plotësisht ishulli

Speciale

Dëshmitë: Zhduket plotësisht ishulli

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 12:00
Ishulli i Lindjes gjendej 900 kilometra larg kryeqytetit Honolulu.

Havai ka një ishull më pak. Ishulli i Lindjes është zhdukur plotësisht në det. Këtë e tregojnë fotot e publikuara nga Autoriteti Amerikan i Peshkimit.

Që prej uraganit Walaka, që zgjati dhjetë ditë në fillim të tetorit, ishulli i madh 4.5 hektarë është zhdukur plotësisht.

Eksperti i klims, Chip Fletcher thotë se ishulli mund të ketë pasur një moshë 2-mijë vjeçare. Ai shton se është i zhgënjyer dhe mendon se brenda dy dekadash, do zhduken shumë ishuj të tjerë.

Ishulli i Lindjes gjendej 900 kilometra larg kryeqytetit Honolulu, në një zonë të mbrojtur me ligj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera